Jona i zbulon Vëllait të Madh një sekret: Kishte kontakt me…

Jona i ka rrëfyer Vëllait të Madh një detaj nga periudha para hyrjes në Big Brother, duke treguar se ishte kontaktuar nga Edita para se të bëheshin pjesë e shtëpisë.

Ajo ka treguar se kishin komunikuar përmes një shoku të përbashkët, por nuk ishin takuar asnjëherë, pasi Jona nuk kishte dashur të bënte plane para hyrjes në shtëpi.

“Unë dhe Edita kemi pasur një kontakt të përbashkët para se të hyja në Big Brother. Edita ka dashur të takohemi, por ne nuk jemi takuar, për shkak se unë kam dashur t’i pres dinamikat në shtëpi. Nuk e kam njohur Editën.

Kemi pasur një shok të përbashkët, i cili më ka treguar në telefon se edhe ajo do të hynte brenda. Unë i kam thënë se nuk dua të bëj plane, sepse nuk jam tip që bëj plane. Së pari, dua të vërej gjithçka nga afër dhe, së dyti, dua t’i lë gjërat të rrjedhin natyrshëm”, ka rrëfyer Jona.

Detajet në videon e mëposhtme:

The post Jona i zbulon Vëllait të Madh një sekret: Kishte kontakt me… appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
77-vjeçari humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë

Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës, konfirmoi për Gazetën Express se sot rreth orës 19:20 policia ka pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas Ahmetit, në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një person me karrocë të invalidëve. “Si pasojë …

News
Debat mes dyshes në BBVK: Shqiponja i thotë Adrianit se nuk e llogarit në shtëpi!

Një debat mes Shqiponjës dhe Adrianit ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, pasi të dy kanë shkëmbyer akuza lidhur me raportin dhe sjelljen e tyre ndaj njëri-tjetrit. Shqiponja ka deklaruar se nuk është marrë asnjëherë me Adrianin dhe ka mohuar se ka dalë në klipe për …

News
Courtois nënshkruan kontratën e re me Real Madridin

Thibaut Courtois ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin, duke e zgjatur qëndrimin në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2028. Portieri belg ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit madrilen dhe pritet që rinovimi të zyrtarizohet së shpejti. Pas Arda Gülerit dhe Aurelien Tchouamenit, Courtois bëhet futbollisti …