Pochettino mund ta kompletojë sulmin e Unitedit me “sulmuesin më të mirë në botë”, i cili tashmë ka dhënë “po”-në e tij

Mauricio Pochettino mund ta kompletojë repartin ofensiv të Manchester Unitedit me një sulmues të cilin klubi anglez ishte përpjekur ta transferonte edhe më parë.

Pochettino po përgatitet për ndeshjen e tij të parë në krye të “Djajve të Kuq”, të cilët të dielën (22 nëntor) do të udhëtojnë drejt “Anfieldit” për t’u përballur me Liverpoolin në një përballje mjaft interesante.

Trajneri argjentinas nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë me Manchester Unitedin javën e kaluar, pasi Michael Carrick u shkarkua nga detyra, ndërsa tashmë e pret një situatë mjaft e vështirë.

Unitedi ndodhet në zonën e rënies nga liga, pasi ka grumbulluar vetëm tetë pikë në 10 ndeshje të Premierligës. Megjithatë, ardhja e një tjetër trajneri dhe afrimi i afatit kalimtar të janarit mund ta ndryshojnë shumë shpejt situatën.

Pas fillimit më të dobët të një sezoni në historinë e klubit në Premierligë, Manchester Unitedi do të ketë nevojë për përforcime në janar, për t’i mbuluar boshllëqet në skuadër që nuk arriti t’i adresonte gjatë verës.

Përveç një mbrojtësi të majtë dhe një qendërmbrojtësi, Pochettino e sheh po aq urgjente edhe transferimin e një sulmuesi qendre, sidomos pasi në tetor u bë e ditur se Benjamin Sesko do të mungojë deri në fillim të vitit të ardhshëm për shkak të lëndimit.

Megjithatë, duket se puna për ta zgjidhur mungesën e alternativave në repartin ofensiv ka filluar tashmë.

Sipas gazetës “The Sun”, në radarët e Manchester Unitedit ndodhet sulmuesi i Galatasarayt, Victor Osimhen.

Interesimi i “Djajve të Kuq” për sulmuesin nigerian nuk është i ri. Raporti pretendon se 27-vjeçari është i joshur nga interesimi i klubit anglez dhe do të ishte i hapur për t’iu bashkuar më në fund skuadrës 13-herë kampione të Premierligës.

Më tej, thuhet se njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë ëndërron të luajë në elitën e futbollit anglez, megjithëse realizimi i këtij transferimi nuk do të jetë i lehtë.

Osimhen ka kontratë me gjigantin turk deri në qershor të vitit 2029 dhe në marrëveshjen e tij nuk ekziston klauzolë lirimi.

Për këtë arsye, Galatasaray nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. Një marrëveshje gjatë verës do të ishte më e realizueshme, por për këtë Manchester Unitedi do të duhej ta bindte klubin turk që ta ulte kërkesën e tij prej plot 80 milionë funteve.

Osimhen është shndërruar në njërin prej golashënuesve më produktivë në Evropë gjatë viteve të fundit. Ai ka realizuar 69 gola në 85 paraqitje për Galatasarayn, që nga transferimi fillestar në formë huazimi në vitin 2024.

Para kësaj, sulmuesi nigerian kishte shënuar 76 gola në 133 ndeshje me fanellën e Napolit.

Transferimi i Osimhenit do të ishte një goditje e madhe për Manchester Unitedin dhe një përforcim që drejtuesit e klubit, INEOS, do të dëshironin ta realizonin pas një afati kalimtar veror zhgënjyes.

Pochettino ka trashëguar një skuadër me pak alternativa në sulm. Bryan Mbeumo ose Matheus Cunha po luajnë në pozitën e sulmuesit qendror, ndërsa Joshua Zirkzee, i cili nuk po gëzon shumë besimin e trajnerëve, mbetet në bankën rezervë. Ndërkohë, Sesko vazhdon rikuperimin nga lëndimi.

Osimhen do të mund ta kompletonte repartin ofensiv të Unitedit, duke formuar një treshe sulmuese me Cunhan në krahun e majtë dhe Mbeumon në të djathtin.

Madje, ish-mesfushori i Wolverhamptonit dhe bashkëlojtari aktual i Osimhenit te Galatasaray, Mario Lemina, e ka cilësuar nigerianin si “sulmuesin më të mirë në botë”.

Lemina, i cili iu bashkua Galatasarayt nga Wolverhamptoni në vitin 2025, së fundmi deklaroi:

“Victor Osimhen është sulmuesi më i mirë në botë. Ai është sulmuesi më i kompletuar që kam parë në jetën time. Mendoj se është më i miri që kam parë ndonjëherë. Është një futbollist special.

Ne e duam njëri-tjetrin me Osimhenin. Gjithmonë duam të fitojmë. Kur dikush bërtet, kjo është diçka pozitive për skuadrën. Më pëlqen kjo. Osimhen është një luftëtar. Cilësia e tij më e madhe është konkurrueshmëria. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë”.

Në një kohë kur fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, dhe Erling Haaland vazhdojnë të shënojnë gola pa u ndalur, deklarata e Leminës është padyshim mjaft e guximshme.

Megjithatë, fjalët e tij janë një tjetër dëshmi e vlerësimit të lartë që gëzon Osimhen, i cili mund të bëhet përforcimi i madh i Manchester Unitedit./GazetaExpress/

The post Pochettino mund ta kompletojë sulmin e Unitedit me “sulmuesin më të mirë në botë”, i cili tashmë ka dhënë “po”-në e tij appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
“Duhet të superduartrokitet”, Rudina dhe Resuli komentojnë lojën e Arlindës

Opinionistët Rudina dhe Resul kanë komentuar situatën e Arlindës dhe raportet e saj me banorët e tjerë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Rudina ka vlerësuar qëndrimin e Arlindës për respektimin e vetes dhe mbrojtjen e mendimit të saj, por i ka kërkuar që të respektojë edhe mendimet …

News
“Ti po mundohesh me ndërru botën”, Debat i ashpër mes Arlindës dhe Vjollcës

Debat i ashpër është zhvilluar gjatë Prime-it mes Arlindës dhe Vjollcës, lidhur me situatën e banjës dhe qëndrimin që Vjollca kishte mbajtur ndaj Nichit. Arlinda e ka akuzuar Vjollcën se i kishte dalë në krah Nichit, ndërsa gjatë diskutimit mes tyre nuk kanë munguar as deklaratat për paragjykimet dhe çështjen …

News
Arlinda mohon se e përdori UÇK-në në diskutim: Mundemi më fol për Gjykatën Speciale

Arlinda ka reaguar ndaj akuzave të banorëve se e kishte përdorur UÇK-në gjatë diskutimit për patriarkatin, ku kishte thënë se gratë janë viktimat më të mëdha të luftës. Ajo ka mohuar se e ka përdorur UÇK-në në diskutimin e saj, duke sqaruar se kishte folur për luftën dhe se banorët …