Momente shqetësuese, Paredes bie pa ndjenja gjatë intervistës pas ndeshjes

Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes, ka përjetuar momente shqetësuese menjëherë pas triumfit me Boca Juniorsin, pasi është rrëzuar gjatë një interviste televizive pas përfundimit të ndeshjes.

Futbollisti 32-vjeçar, ish-anëtar i Paris Saint-Germainit dhe kampion bote me Argjentinën, kishte vështirësi për shkak të temperaturave të larta dhe lagështisë në Barranquilla të Kolumbisë, ku Boca Juniors triumfoi ndaj Atletico Mineiros me rezultat 2:0 në finalen e Copa Sudamericanës.

Paredes ishte zëvendësuar gjatë pjesës së dytë, ndërsa vetëm pak minuta pas përfundimit të takimit, teksa po intervistohej nga një televizion, ai papritur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Gazetarja që po e intervistonte tentoi ta mbante për të parandaluar rënien e tij.

Pas marrjes së ndihmës së nevojshme, argjentinasi arriti të ecte drejt zhveshtores dhe më pas iu bashkua festës së bashkëlojtarëve.

Vetë Paredes reagoi përmes një postimi në Instagram, duke qetësuar tifozët.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Ishte vetëm marramendje”, shkroi ai.

Edhe trajneri i Boca Juniorsit, Rodolfo Arruabarrena, kishte vërejtur vështirësitë e mesfushorit gjatë ndeshjes, duke treguar se ai kishte ndier marramendje kah fundi i pjesës së parë dhe se gjendja e tij ishte përkeqësuar sërish në pjesën e dytë.

Fitorja ndaj Atletico Mineiros i dha fund një pritjeje 18-vjeçare të Boca Juniorsit për një trofe ndërkombëtar. Me këtë triumf, klubi argjentinas arriti në kuotën e 19 trofeve ndërkombëtarë, duke kaluar rivalin e tij, Independienten, që ka 18 të tillë.

https://twitter.com/lanumero12comar/status/2124313459487641814/video/1

The post Momente shqetësuese, Paredes bie pa ndjenja gjatë intervistës pas ndeshjes appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Irani do ta nisë kufizimin e furnizimit me rrymë, teksa bota pret lëvizjen e radhës nga Trumpi

Për shkak të pasigurisë për hapin e ardhshëm të presidentit amerikan, Donald Trump – nëse do të vazhdojë me bisedime apo do të urdhërojë sulme të reja – Irani do të nisë nga 22 nëntori kufizimin e furnizimit me energji elektrike. Kjo ndodh vetëm pak ditë pasi autoritetet iraniane nisën …

News
Milani interesohet për Bruno Fernandesin, synon transferimin e tij falas

Milani po e monitoron situatën e kapitenit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, të cilin synon ta transferojë si lojtar të lirë në verën e ardhshme. Mesfushori portugez, 32-vjeçar, raportohet se ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në qershor të vitit 2027, me Manchester Unitedin …

News
114.6 kg kokainë të fshehura në kamion, arrestohet në Francë shoferi shqiptar, mohon akuzat

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve franceze, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën dhe u sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë. Sekuestrimi i drogës u krye në pikën e pagesës së autostradës në Arles, gjatë një kontrolli në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave franceze, operacioni u …