114.6 kg kokainë të fshehura në kamion, arrestohet në Francë shoferi shqiptar, mohon akuzat

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e autoriteteve franceze, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën dhe u sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë.

Sekuestrimi i drogës u krye në pikën e pagesës së autostradës në Arles, gjatë një kontrolli në orët e para të mëngjesit.

Sipas mediave franceze, operacioni u zhvillua gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit. Pak pas mesnatës, oficerët e doganës ndaluan për kontroll një kamion me targa italiane, i cili transportonte mallra për një rrjet të madh tregtar.

Fillimisht, kontrolli ishte rutinë, por gjatë verifikimit të automjetit efektivët zbuluan një ngarkesë të fshehur droge. Kokaina ishte vendosur në mbajtësen e bobinave të kamionit, një pajisje që shërben për stabilizimin e ngarkesës gjatë transportit.

Në total, autoritetet sekuestruan 114.6 kilogramë kokainë. Pas zbulimit, shoferi shqiptar u arrestua dhe iu dorëzua Zyrës Kundër Narkotikëve të Policisë Gjyqësore (Ofast) në Marsejë. Më pas, ai u vendos në paraburgim në pritje të daljes para gjykatës.

Gjatë marrjes në pyetje, 50-vjeçari ka mohuar të ketë pasur dijeni për drogën. Ai ka pretenduar se kokaina ishte vendosur në kamion pa dijeninë e tij dhe se nuk e dinte që po transportonte lëndë narkotike.

Sipas mediave franceze, shqiptari nuk ka precedentë penalë dhe nuk ka qenë më parë i njohur për drejtësinë franceze.

Ai pritet të përballet me akuza për posedim, transport dhe importim të lëndëve narkotike, si dhe për transportimin e mallrave të ndaluara në kundërshtim me legjislacionin doganor. Seanca gjyqësore është parashikuar të zhvillohet më 24 nëntor në Gjykatën e Tarasconit, në kuadër të një procedure të përshpejtuar./TCH

The post 114.6 kg kokainë të fshehura në kamion, arrestohet në Francë shoferi shqiptar, mohon akuzat appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Irani do ta nisë kufizimin e furnizimit me rrymë, teksa bota pret lëvizjen e radhës nga Trumpi

Për shkak të pasigurisë për hapin e ardhshëm të presidentit amerikan, Donald Trump – nëse do të vazhdojë me bisedime apo do të urdhërojë sulme të reja – Irani do të nisë nga 22 nëntori kufizimin e furnizimit me energji elektrike. Kjo ndodh vetëm pak ditë pasi autoritetet iraniane nisën …

News
Milani interesohet për Bruno Fernandesin, synon transferimin e tij falas

Milani po e monitoron situatën e kapitenit të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, të cilin synon ta transferojë si lojtar të lirë në verën e ardhshme. Mesfushori portugez, 32-vjeçar, raportohet se ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në qershor të vitit 2027, me Manchester Unitedin …

News
Momente shqetësuese, Paredes bie pa ndjenja gjatë intervistës pas ndeshjes

Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes, ka përjetuar momente shqetësuese menjëherë pas triumfit me Boca Juniorsin, pasi është rrëzuar gjatë një interviste televizive pas përfundimit të ndeshjes. Futbollisti 32-vjeçar, ish-anëtar i Paris Saint-Germainit dhe kampion bote me Argjentinën, kishte vështirësi për shkak të temperaturave të larta dhe lagështisë në Barranquilla të Kolumbisë, …