
Në Kosovë më 23 nëntor janë paraparë disa ngjarje.
Pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit për caktim të seancës plenare.
Po ashtu do të ketë edhe protestë studentore para rektoratit.
Këto janë ngjarjet:
09:13
Mbahet konferenca ndërkombëtare “Shëndeti Mendor i Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Vullnetarizmi Edukativ. (Hotel Sëiss Diamond, Prishtinë)
09:45
Komisioni për Integrim Evropian takohet me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)
10:00
Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të ShKK-së. Merr pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla. (Hotel Venus, Prishtinë)
10:30
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur takohet me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.(Kuvendi i Kosovës, salla N-506)
11:00
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite caktimi i seancës plenare. (Salla C-301, Kuvendi i Kosovës)
11:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
11:30
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat Studentorë të fakulteteve, mbajnë protestë. (Rektorati i UP-së, Prishtinë)
12:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare.(Kuvendi i Kosovës, salla N-302)
The post Këto ngjarje parashihen të ndodhin sot në Kosovë appeared first on Gazeta Express.