
Një video e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me defa në Darkën e Lamës, është bërë temë diskutimi në emisionin “Pressing”, ku analistët kanë komentuar paraqitjen e tij në këtë ngjarje.
Analisti Valon Syla tha se në mungesë të grave, shpeshherë burrat i kanë rënë defit.
Ndërkaq, analisti Ilir Mirena e krahasoi këtë paraqitje me aktivitetet e mëhershme të LDK-së, duke kujtuar përmbylljen e fushatës zgjedhore të 9 shkurtit, të cilën, sipas tij, e kishin krahasuar me koncertet e grupit Coldplay.
“Ne kur e kemi pasur LDK-në në përmbylljen e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, e kemi krahasuar me koncertet e Coldplay. Kjo tregon se politikanëve, sado që vishen me petkun e njeriut progresiv, në fund po u del byreku dhe po kthehen në gjenezë”, u shpreh Mirena.
Sipas Mirenës, kjo paraqitje dëshmon natyrën e vërtetë të politikanëve, pavarësisht imazhit që përpiqen të krijojnë në publik.
Gjatë diskutimit u dëgjuan edhe komente ironike për videon, me reagime si “Fake” dhe “Sa poshtë kanë rënë”.
Video:
The post “Po ju del byreku”, analistët në Pressing komentojnë mbrëmjen me defa të Lumir Abdixhikut appeared first on Gazeta Express.