Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Click Plus ka folur për manifestimin e shënimit të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip në Manastir të Maqedonisë.

Ai ka komentuar praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në manifestimin qendror që u mbajt gjatë ditës në Manastir, dhe atë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që u mbajt në mbrëmje.

Por për Taravarin, është fatkeqësi, që Rama dhe Kurti nuk u panë bashkë në shënimin e kësaj date të rëndësishme për kombin shqiptar.

“Fatkeqësisht, edhe për mua më ra në sy shumë keq që dje nuk ishin së bashku zotëri Rama dhe zotëri Kurti në gjithë manifestimet që u shënuan në Manastir. Por, kështu janë politikat në 5-6 vitet e fundit”, tha Taravari.

The post Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Në Smirë do të vendoset shtatorja e “Nuses Dardane”, zbulimi bëhet më 28 nëntor

Në qendër të fshatit Smirë do të vendoset shtatorja me figurën e “Nuses Dardane”, si simbol i identitetit, traditës dhe krenarisë shqiptare. Sipas njoftimit, zbulimi i shtatores do të bëhet të shtunën, më 28 nëntor 2026, në orën 11:00, në qendër të Smirës. Njoftimi i plotë: The post Në Smirë …

News
Valdeti dhe Valdrina nga sot luajnë bashkë në Big Brother VIP Kosova

Pas eliminimit të Jonës, përmes votave të publikut, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka hyrë një banore e re. Bëhet fjalë për Valdrinën, bashkëshorten e Valdetit, e cila nga sot do të bëhet pjesë e lojës. Kështu, çifti do luajnë si një banor i vetëm, transmeton Klankosova.tv. Valdeti …

News
Bukuroshja shqiptare “çmend” mediat serbe, shqiponja në Miss Universe quhet “skandal”

Një shqiponjë me duar në skenën e Miss Universe ka mjaftuar që dy tabloide serbe ta shpallin “skandal” paraqitjen e Marija Aleksandra Ivezajt. Shqiptarja 22-vjeçare nga Tuzi, e cila përfaqëson Malin e Zi në konkursin që po mbahet në Porto Riko, bëri gjestin gjatë parakalimit me kostume kombëtare. Telegrafi serb …