Bukuroshja shqiptare “çmend” mediat serbe, shqiponja në Miss Universe quhet “skandal”

Një shqiponjë me duar në skenën e Miss Universe ka mjaftuar që dy tabloide serbe ta shpallin “skandal” paraqitjen e Marija Aleksandra Ivezajt. Shqiptarja 22-vjeçare nga Tuzi, e cila përfaqëson Malin e Zi në konkursin që po mbahet në Porto Riko, bëri gjestin gjatë parakalimit me kostume kombëtare.

Telegrafi serb i kushtoi disa shkrime paraqitjes së saj. Në njërin prej tyre e quajti gjestin “skandal ndërkombëtar”, ndërsa Kurir e cilësoi “skandaloz” bërjen e shqiponjës dykrenare. Ivezaj, ndërkohë, tha se gjestin e kishte bërë me vetëdije dhe se do ta përsëriste.

“Kur në atë skenë thashë ‘Mali i Zi’ dhe ngrita shqiponjën, isha krenare për të dyja”, shkroi ajo në Instagram. Ivezaj tha se rrënjët e saj shqiptare dhe Mali i Zi janë pjesë e historisë së familjes së saj.

Ivezaj studion drejtësi në Universitetin e Malit të Zi dhe në profilin e saj në Instagram prezantohet si “shqiptare krenare që përfaqëson Malin e Zi”. Titullin Miss Universe Mali i Zi e fitoi në qershor në Tiranë, në të njëjtën ceremoni ku u zgjodhën edhe përfaqësueset e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Finalja e Miss Universe është paraparë të mbahet më 24 nëntor në San Juan të Porto Rikos.

The post Bukuroshja shqiptare “çmend” mediat serbe, shqiponja në Miss Universe quhet “skandal” appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Në Smirë do të vendoset shtatorja e “Nuses Dardane”, zbulimi bëhet më 28 nëntor

Në qendër të fshatit Smirë do të vendoset shtatorja me figurën e “Nuses Dardane”, si simbol i identitetit, traditës dhe krenarisë shqiptare. Sipas njoftimit, zbulimi i shtatores do të bëhet të shtunën, më 28 nëntor 2026, në orën 11:00, në qendër të Smirës. Njoftimi i plotë: The post Në Smirë …

News
Valdeti dhe Valdrina nga sot luajnë bashkë në Big Brother VIP Kosova

Pas eliminimit të Jonës, përmes votave të publikut, në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka hyrë një banore e re. Bëhet fjalë për Valdrinën, bashkëshorten e Valdetit, e cila nga sot do të bëhet pjesë e lojës. Kështu, çifti do luajnë si një banor i vetëm, transmeton Klankosova.tv. Valdeti …

News
De la Fuente përsërit mesazhin plot vetëbesim: Franca do të përballet me kombëtaren më të mirë në botë

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shprehur besim të madh në skuadrën e tij para përballjes së shumëpritur me Francën në çerekfinale të Ligës së Kombeve, pasi shorti i vuri përballë dy kombëtaret në një duel të madh që do të zhvillohet më 25 dhe 28 mars. De …