Shkollat në Fushë-Kosovë dhe Podujevë me mungesë të mësimdhënësve të matematikës

Shkolla fillore e mesme e ulët “Selman Riza” në Fushë-Kosovë, që nga fillimi i gjysmëvjetorit të parë, po përballet me mungesë të mësimdhënësit të matematikës. 

Ani pse Komuna e Fushë-Kosovës ka hapur konkurs për herë të dytë për plotësimin e pozitës së mësimdhënësit të matematikës, ende nuk ka arritur ta gjejë një të tillë. 

Pas konkursit të shtatorit, konkursi i dytë u hap më 12 nëntor dhe ka qenë i hapur për një javë, por nuk është paraqitur asnjë kandidat. 

Ish-mësimdhënësi i matematikës, tashmë ushtrues i detyrës se drejtorit në këtë shkollë, Muhedin Berisha, disa orë të matematikës po i mbulon vetë. Ai thotë se nuk ka pasur mundësi për zëvendësim, pasi mungesa të tilla ka edhe në shkolla të tjera.

“Diku në 50-60% të orëve jam duke i mbuluar unë vetë, kur po jam i lirë, edhe me stafin që kam këtu. Jo më shumë, prandaj me mundësi, këtu janë. S’ka, s’ka mundësi më tepër. Jo, nuk kemi pasur zëvendësim tjetër. S’ka, se mungesë kjo po bëhet edhe në shkollat e tjera. Ka, për shembull, te shkolla e gjimnazit janë diku katër orë mungesë të arsimtarëve, profesorëve. Prandaj i Matematikës gjithashtu. Po flas për Matematikë. Po edhe në shkencat fizike, Kimi, kur kemi pasur konkurset, ka qenë numri i vogël i aplikuesve që i kanë plotësuar kushtet”, ka bërë të ditur Muhedin Berisha, ushtrues i detyrës së drejtorit në SHFMU “Selman Riza” në Fushë Kosovë. 

Sipas tij, deri më tani nuk kanë ndonjë plan për zëvendësimin e orëve të humbura.

E Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Sabri Xhigoli thotë se ka vështirësi në sigurimin e kuadrove të shkencave natyrore. 

“Kjo na bën të mendojmë se numri i kuadrove të kualifikuara për këtë lëndë ka rënë dukshëm. Një situatë e ngjashme po vërehet edhe te lëndët e shkencave të natyrës, veçanërisht kur bëhet fjalë për pozitat e përkohshme, përkatësisht zëvendësimet. Mendoj se kjo është një çështje që meriton vëmendje, pasi në të ardhmen mund të paraqesë vështirësi edhe më të mëdha për sigurimin e kuadrove dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ka thënë Xhigoli. 

Mungesa të tilla ka edhe në Komunën e Podujevës.

“Po, Komuna e Podujevës aktualisht përballet me mungesë të kuadrove arsimore në disa prej lëndëve të shkencave natyrore, përkatësisht në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji. Bazuar në nevojat e evidentuara në shkollat tona, aktualisht kemi mungesë të gjithsej 4 mësimdhënësve në këto profil”, ka theksuar Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në Podujevë. 

E në Fakultetin e Edukimit thonë se interesimi për t’u bërë mësimdhënës po bie në të gjitha nivelet e arsimit dhe në të gjitha profilet e mësimdhënies.

“Dëshmitë që kemi deri më tani, përfshirë informacionet nga konsultimet me drejtoritë komunale të arsimit, tregojnë se shkollat po përballen me mungesë të mësimdhënësve të kualifikuar në shkencat e natyrës dhe në matematikë. Por, interesimi për t’u bërë mësimdhënës po bie në të gjitha nivelet e arsimit dhe në të gjitha profilet e mësimdhënies. Ende mungojnë të dhënat në nivel vendi për shkallën e këtij problemi. Aktualisht po mbledhim të dhëna në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për të pasur një pasqyrë më të qartë të situatës dhe për të identifikuar masat që mund të ndihmojnë në zbutjen e problemit. Ndër faktorët që lidhen me këtë gjendje janë statusi i ulët i profesionit të mësimdhënies, kërkesa për përfundimin e studimeve master për të lidhur një kontratë të rregullt pune në nivelet 6–12, si dhe mundësitë më të larmishme të punësimit brenda dhe jashtë vendit”, ka deklaruar Blerim Saqipi, dekan i Fakultetit të Edukimit. 

Sipas statistikave të programeve Master në Fakultetin e Edukimit, programe që shërbejnë për përgatitjen e mësimdhënësve, në shkencat natyrore kryesisht ka pasur rënie të interesimit. 

Numri i aplikimeve për programet Master në shkencat natyrore ka shënuar rënie të theksuar gjatë periudhës 2016–2025. Rënia është mbi 75 për qind në Biologji, mbi 71 për qind në Kimi, 86 për qind në Fizikë dhe mbi 87 për qind në Matematikë. 

Në Matematikë, numri i aplikimeve ka rënë nga 288 në vitin 2016, në vetëm 37 në vitin 2025. 

Sipas statistikave të publikuara në uebfaqen e Universitetit të Prishtinës, edhe numri i përgjithshëm i studentëve në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore ka shënuar rënie. Në vitin akademik 2016/2017, fakulteti kishte 747 studentë, ndërsa në vitin akademik 2025/2026 ky numër ka rënë në 513, në të gjitha programet studimore. /Koha

The post Shkollat në Fushë-Kosovë dhe Podujevë me mungesë të mësimdhënësve të matematikës appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Kafja në Zvicër po shtrenjtohet, një filxhan kushton mesatarisht deri në 5.46 franga

Rritja e kostove operative, pagave, energjisë dhe qirave po ndikon në çmimin e kafesë në restorantet dhe lokalet zvicerane. Megjithatë, dallimet e çmimeve mes rajoneve mbeten të konsiderueshme. Pirja e kafesë në lokale në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Në pjesën gjermanofolëse të vendit, një filxhan café …

News
Paralajmërimi iranian: Do të përdorim çdo mjet për të mbrojtur veten

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se Teherani do të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për t’u përballur me bllokadën detare të SHBA-së. Bllokada ndaj eksporteve të naftës të lidhura me Iranin u vendos për herë të parë më 13 prill dhe u hoq në …

News
KE dyshon se pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve të tij informatike qëndrojnë hakerët nga Kina

Komisioni Evropian dyshon se pas sulmit të gjerë kibernetik ndaj sistemeve të tij informatike qëndron një grup hakerash i lidhur me Kinën. Sulmi, i cili vijon të prekë infrastrukturën elektronike të institucionit, dyshohet se është kryer nga një rrjet i njohur në qarqet e sigurisë kibernetike me emrin e koduar …