BE vendos kufizime për veturat hibride nga Kina

Masa pritet të hyjë në fuqi më 1 dhjetor dhe do të zbatohet për një periudhë fillestare prej 200 ditësh, ndërsa Komisioni Evropian vijon hetimet mbi importet e automjeteve hibride dhe elektrike

Bashkimi Evropian do të vendosë kufizime të reja për importin e automjeteve hibride nga Kina, duke përcaktuar një numër maksimal makinash që mund të hyjnë në tregun evropian pa iu nënshtruar tarifave doganore.

Vendimi vjen pas rritjes së ndjeshme të eksporteve kineze drejt Evropës dhe synon të mbrojë industrinë automobilistike të vendeve anëtare nga konkurrenca e prodhuesve kinezë.

Masa pritet të hyjë në fuqi më 1 dhjetor dhe do të zbatohet për një periudhë fillestare prej 200 ditësh, ndërsa Komisioni Evropian vijon hetimet mbi importet e automjeteve hibride dhe elektrike.

Sipas rregullores së publikuar nga Komisioni Evropian, kuota për automjetet kineze do të jetë 350 mijë njësi gjatë vitit të parë, ose rreth 191 mijë automjete për periudhën 200-ditore të zbatimit fillestar.

Kufizimet nuk do të prekin vetëm Kinën. Ato do të zbatohen edhe për automjetet hibride që importohen nga Japonia, Turqia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar, në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.

Kuota për Kinën është rreth gjysma e numrit të automjeteve hibride që pritet të eksportohen nga ky vend drejt BE-së gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, importet e automjeteve elektrike nga Kina u rritën nga 21 mijë njësi në vitin 2020 në 438 mijë në vitin 2024. Pas vendosjes së tarifave për makinat elektrike kineze, eksportet në këtë kategori filluan të ngadalësohen, ndërsa prodhuesit kinezë orientuan gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt automjeteve hibride.

Eksportet globale të makinave hibride nga Kina u rritën nga 191 mijë automjete në vitin 2023 në rreth 1.124 milionë në vitin 2025.

Komisioni Evropian argumenton se kjo rritje përbën një kërcënim për prodhuesit evropianë, pasi importet kineze po marrin gjithnjë e më shumë pjesë të tregut dhe po ushtrojnë presion edhe mbi eksportuesit e tjerë ndërkombëtarë, përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Sipas Brukselit, sektori i automobilave ka rëndësi strategjike për ekonominë evropiane, veçanërisht për inovacionin, elektrifikimin dhe punësimin.

Vendimi i BE-së ka shkaktuar reagime edhe në nivel ndërkombëtar. Në një takim të Këshillit të Mallrave të Organizatës Botërore të Tregtisë, Koreja e Jugut vuri në pikëpyetje drejtësinë dhe transparencën e hetimit.

Ndërkohë, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Turqia kërkuan respektimin e transparencës dhe procedurave të rregullta ligjore.

Edhe Ministria e Tregtisë e Kinës reagoi ndaj zhvillimeve, duke deklaruar se shpreson që Bashkimi Evropian të respektojë marrëveshjen e arritur mes palëve në tetor. Pekini paralajmëroi gjithashtu se rezervon të drejtën të mbrojë interesat e ligjshme të industrisë së tij.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar po përballet me një tjetër çështje tregtare me Kinën, pasi një tarifë prej 10% për eksportet e automjeteve elektrike drejt tregut kinez pritet të hyjë në fuqi më 1 janar, sipas marrëveshjes së tregtisë dhe bashkëpunimit pas Brexit-it.

Me këtë vendim, Brukseli synon të frenojë zgjerimin e mëtejshëm të importeve kineze dhe të mbrojë prodhimin vendas, në një kohë kur konkurrenca në tregun evropian të automjeteve elektrike dhe hibride po bëhet gjithnjë e më e fortë.

The post BE vendos kufizime për veturat hibride nga Kina appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Diesel price cap falls to ALL 195 per litre

The Transparency Board has lowered the maximum retail price of diesel to ALL 195 per litre, down from ALL 201. The new prices follow a decision declaring a special situation in the fuel market. The maximum wholesale price of diesel will be ALL 183 per litre. Petrol will cost up …

News
PM Rama: New fine system ends handwritten tickets and enables tracking

Prime Minister Edi Rama described the new Unified Fine System as another step towards digitalising public services and improving transparency, accountability and administrative procedures. Speaking at the system’s presentation, he said the platform would make every fine traceable through a unique identification number and a clear legal basis. Rama said …

News
Bank of Albania seeks stronger cooperation in economic research

Bank of Albania Governor Gent Sejko has called for stronger cooperation in economic research. Speaking at the 20th South Eastern European Economic Research Workshop, he stressed the need for professional judgement and institutional responsibility. He also pledged greater support from the central bank for scientific research. Sejko said the workshop …