Adrien Rabioti e barazon rekordin e Kakas te Milani

Adrien Rabiot ka hyrë në librat e historisë së Milanit, duke barazuar një arritje të legjendës Ricardo Kaka, ndërsa drejtuesit e klubit kuqezi tashmë po punojnë për t’ia vazhduar kontratën me kushte të reja dhe afatgjata.

Sipas “Pianeta Milan”, Rabiot është bërë mesfushori i parë i Milanit që nga sezoni 2004/05, i cili ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në të paktën një gol në shtatë ndeshje radhazi të Serie A. Futbollisti i fundit kuqezi që kishte arritur një seri të tillë ishte pikërisht Kaka.

Francezi e vazhdoi këtë seri në fitoren 5-1 të së dielës ndaj Frosinones, ku regjistroi dy asistime, duke u shërbyer Gonçalo Ramosit dhe Ardon Jasharit. Ai gjithashtu dha kontribut në aksionin që përfundoi me autogolin e Gabriele Calvanit.

31-vjeçari deri më tani ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime këtë sezon. Kjo e bën atë mesfushorin e parë në Serie A në 20 vitet e fundit që arrin të përfshihet në të paktën 10 gola në 10 ndeshjet e para të një sezoni.

Për më tepër, ai është mesfushori i vetëm qendror në pesë ligat më të forta evropiane që e ka arritur këtë shifër në edicionin aktual.

Për këtë arsye, Milani ka të gjitha motivet për ta shpërblyer francezin me një kontratë të re. Marrëveshja aktuale e Rabiotit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028 dhe i siguron atij një pagë prej 3.5 milionë eurosh neto në sezon.

Drejtuesit e klubit shpresojnë që kontrata e re të nënshkruhet para Krishtlindjeve, ndonëse procedurat mund të shtyhen edhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Marrëveshja e re pritet të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2030, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër. Ndërkohë, paga e Rabiotit pritet të rritet në pesë milionë euro neto në sezon, pa përfshirë bonuset.

Me këto kushte, francezi do të barazohej me Mike Maignan dhe Gonçalo Ramosin si njëri prej futbollistëve më të paguar në skuadrën e Milanit.

Edhe trajneri Ruben Amorim e bëri të qartë vlerësimin e tij për mesfushorin pas fitores së së dielës, duke e cilësuar Rabiotin si “njërin prej mesfushorëve më të mirë në Evropë” dhe duke shprehur shpresën që rinovimi i kontratës së tij të përfundojë sa më shpejt./GazetaExpress/

The post Adrien Rabioti e barazon rekordin e Kakas te Milani appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
National Day in the Vatican – Hoxha: Albania, a voice for dialogue and peace

TIRANA, November 25 /ATA/ – Minister for Europe and Foreign Affairs Ferit Hoxha attended a celebratory evening hosted by the Embassy of Albania to the Holy See, marking the 114th anniversary of Independence. Attending the event was the Holy See’s Secretary of State, Cardinal Pietro Parolin, Albanian Cardinal Ernest Simoni, …

News
Ström calls for stronger safeguards against digital violence targeting women

TIRANA, Nov 25/ATA/Sweden’s Ambassador to Albania, Niklas Ström, stressed the need to strengthen mechanisms for protecting women and responding to violence against them in the digital space, emphasising that its consequences extend beyond the online environment. Speaking at the event “Violence Against Women in the Digital Space: From Awareness to …

News
Tabaku meets Krichbaum: Germany an important partner in Albania’s EU accession journey

TIRANA, Nov 25 /ATA/ Democratic Party MP Jorida Tabaku met today with Germany’s Minister of State for Europe, Gunther Krichbaum, with whom she said she had discussed Albania’s European Union integration process. In a statement on social media, Tabaku said they had exchanged views on Albania’s path towards EU membership. According …