Zelensky i përgjigjet propozimit të Lukashenkos për ta shoqëruar në Moskë për bisedimet: Çfarë jam unë, një valixhe?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu përgjigj propozimit të presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për ta shoqëruar atë në Moskë për negociata me Vladimir Putin, duke marrë përsipër personalisht garantimin e sigurisë së tij.

Zelensky e hodhi poshtë propozimin, duke theksuar se, për sa kohë që lufta vazhdon, një takim mes dy liderëve nuk mund të zhvillohet as në kryeqytetin rus dhe as në atë ukrainas.

“Propozon të më marrë me vete. Çfarë jam unë për të, një valixhe? Të më fusë në një avion dhe të fluturojmë? Kjo nuk është një bisedë serioze”, deklaroi ai.

Madje, presidenti ukrainas i propozoi me ironi Lukashenkos që të shoqëronte presidentin rus në Kiev, duke garantuar se edhe pala ukrainase mund të siguronte mbrojtjen e tyre.

“Ai mund ta marrë Putinin dhe të fluturojnë së bashku drejt Kievit. Edhe ne do t’ua garantojmë sigurinë këtu”, u shpreh ai.

“Jemi në luftë. Nuk mund të takohemi në Moskë apo në Kiev. Të gjithë e kuptojmë shumë mirë këtë. Kur dikush thotë diçka të tillë, thjesht nuk bëhet fjalë për një bisedë serioze. Ky person nuk na afron drejt përfundimit të luftës”, shtoi Zelensky.

Çfarë kishte propozuar Lukashenko?

Më herët gjatë ditës, presidenti bjellorus kishte shprehur gatishmërinë për ta shoqëruar personalisht Zelenskyn në Moskë, me qëllim zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta me Putinin, duke marrë përsipër rolin e garantuesit të sigurisë së liderit ukrainas.

“Ne të dy. Mund ta shoqëroja në Moskë si garantues i sigurisë së tij e kështu me radhë. Mund të hipja bashkë me të në një avion dhe të fluturonim drejt Moskës”, kishte deklaruar Lukashenko.

Reagimi i Zelenskyt tregon se çështja e vendit ku mund të zhvillohet një takim i mundshëm me Putinin mbetet një pikë mosmarrëveshjeje, ndërsa pala ukrainase vazhdon të kundërshtojë zhvillimin e bisedimeve në Moskë për sa kohë që vijojnë armiqësitë.

The post Zelensky i përgjigjet propozimit të Lukashenkos për ta shoqëruar në Moskë për bisedimet: Çfarë jam unë, një valixhe? appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Kompania kineze Huawei shpallet fajtore për mashtrim e komplot për vjedhjen e sekreteve tregtare, “rrezikoi sigurinë kombëtare të SHBA-së”

Prodhuesi kinez i pajisjeve të telekomunikacionit Huawei u shpall fajtor të martën nga një juri në qytetin e Nju Jorkut, në kuadër të një procesi të gjerë penal në SHBA, nën akuzat se kishte mashtruar bankat lidhur me biznesin e tij në Iran dhe kishte vjedhur sekrete tregtare nga kompani …

News
Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta

Mbi pesë orë çdo ditë të shpenzuara për gatimin, pastrimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve e familjarëve, pa asnjë shpërblim financiar. Kjo është mesatarja e punës së papaguar të grave në Shqipëri, ndërsa burrat u kushtojnë të njëjtave përgjegjësi vetëm rreth 50 minuta në ditë. Raporti i UN Women, “Vlerësimi i …

News
Këto zona të Kosovës do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 25.11.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari sipas rajoneve: Prishtinë Nga TS TS 35/10kV Koliqi …