Gjini kërkon nga qytetarët ta lexojnë raportin e Qeverisë për të arriturat: Krahasone me përvojat tuaja gjatë këtyre viteve

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të raportit të të arriturave të Qeverisë, duke ftuar qytetarët që ta lexojnë atë dhe ta krahasojnë me përvojën e tyre të përditshme gjatë këtyre viteve.

Gjini ka ngritur një sërë pyetjesh që lidhen me mirëqenien ekonomike, koston e jetesës, shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, energjinë, punësimin dhe emigrimin e të rinjve.

Ai ka pyetur nëse qytetarët sot blejnë më shumë me të ardhurat e tyre, nëse e përballojnë më lehtë koston e jetesës, nëse u mbeten më shumë para në fund të muajit dhe nëse kanë shërbime më cilësore publike.

Gjithashtu, Gjini ka ngritur çështjen e realizimit të investimeve të premtuara, përfundimit të projekteve publike me kohë dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në përmbyllje të reagimit, kryetari i Aleancës ka theksuar se rezultatet e një qeverie duhet të vlerësohen përmes krahasimit të premtimeve me realizimin, investimeve me rezultatet dhe statistikave me cilësinë e jetës së qytetarëve.

The post Gjini kërkon nga qytetarët ta lexojnë raportin e Qeverisë për të arriturat: Krahasone me përvojat tuaja gjatë këtyre viteve appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Sa herë në ditë urinojmë? Si ndryshon shpeshtësia me moshën

Fëmijët e vegjël mund të urinojnë më shpesh gjatë ditës, ndërsa zgjimi natën për të shkuar në tualet bëhet më i zakonshëm me kalimin e moshës. Urologu Hamid Abboudi, nga New Victoria Hospital, shpjegon për Metro se shpeshtësia e urinimit ndryshon gjatë jetës dhe ndikohet edhe nga sasia e lëngjeve, …

News
Spalletti tregon pse i besoi Zhegrovës ndaj Venezias

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur sërish për Edon Zhegrovën, duke shpjeguar arsyen që e shtyu t’i besonte futbollistit kosovar një vend në formacionin titullar në ndeshjen e fundjavës ndaj Venezias. Spalletti, në konferencën për media të mbajtur të mërkurën, ka bërë të ditur se orari i ngjeshur i …

News
Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se në Kosovë njerëzit shpërngulen për probleme me kojshi, vendin e punës apo të ngjashme. Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se populli ka qëndru në Kosovë dhe iu ka mbijetu edhe pushtuesve. …