Spalletti tregon pse i besoi Zhegrovës ndaj Venezias

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur sërish për Edon Zhegrovën, duke shpjeguar arsyen që e shtyu t’i besonte futbollistit kosovar një vend në formacionin titullar në ndeshjen e fundjavës ndaj Venezias.

Spalletti, në konferencën për media të mbajtur të mërkurën, ka bërë të ditur se orari i ngjeshur i ndeshjeve e detyroi të bënte rotacion në skuadër, ndërsa nga këto ndryshime përfitoi edhe Zhegrova.

“Pikërisht për shkak të tri ndeshjeve lindi edhe mundësia që Zhegrova të ketë rastin të luajë nga minuta e parë. Qëllimi është të bëhet një rotacion i duhur, në mënyrë që skuadra të arrijë t’i mbyllë tri ndeshjet pa i ngarkuar tepër futbollistët”, ka deklaruar Spalletti.

Për Zhegrovën, sfida ndaj Venezias ishte e veçantë, pasi për herë të parë që nga transferimi te Juventusi arriti ta kompletonte një ndeshje të plotë.

27-vjeçari e shfrytëzoi mirë mundësinë e dhënë nga trajneri italian, duke kontribuar edhe me një asistim në fitoren bindëse 4:0 të “Zonjës së Vjetër”.

Juventusin e presin tri sfida të rëndësishme në një periudhë të shkurtër. Fillimisht, të enjten do të përballet me Omonian në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Evropës, ndërsa të dielën do të luajë ndaj Comos.

Zhegrova këtë edicion ka regjistruar dy gola dhe tri asistime në dhjetë paraqitje, duke vazhduar të jetë një prej futbollistëve që kërkon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë në skuadrën e Spallettit.

The post Spalletti tregon pse i besoi Zhegrovës ndaj Venezias appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Sa herë në ditë urinojmë? Si ndryshon shpeshtësia me moshën

Fëmijët e vegjël mund të urinojnë më shpesh gjatë ditës, ndërsa zgjimi natën për të shkuar në tualet bëhet më i zakonshëm me kalimin e moshës. Urologu Hamid Abboudi, nga New Victoria Hospital, shpjegon për Metro se shpeshtësia e urinimit ndryshon gjatë jetës dhe ndikohet edhe nga sasia e lëngjeve, …

News
Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se në Kosovë njerëzit shpërngulen për probleme me kojshi, vendin e punës apo të ngjashme. Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se populli ka qëndru në Kosovë dhe iu ka mbijetu edhe pushtuesve. …

News
Pse na kruhen këmbët në dimër dhe çfarë mund ta lehtësojë kruarjen?

Kur temperaturat bien, disa njerëz ndiejnë kruarje të fortë në këmbë, edhe kur lëkura duket normale. E njohur si “kruarja e dimrit” ose pruritus hiemalis, kjo gjendje shfaqet gjatë muajve të ftohtë dhe shpesh shoqërohet me tharjen e lëkurës. Ajri i ftohtë jashtë, lagështia e ulët dhe ngrohja në ambiente …