Brukseli i kërkon Kosovës dhe Serbisë progres konkret në dialog dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura

Bashkimi Europian ka lëshuar një deklaratë 20  pikëshe pas Samitit me liderë të vendeve të Ballkanit Përëndimor. Brukseli ka sqaruar se  Deklarata e Brukselit ka marrë edhe aprovimin e pesë vendeve të rajonit, por jo edhe të Serbisë e cila aa nuk ka marrë pjesë.

Në njërën nga pikat, Bashkimi Evropian ka theksuar se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën drejt integrimit evropian.

BE-ja ka riafirmuar mbështetjen për Dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga ajo, duke u bërë thirrje të dy vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë momentumin aktual politik për të arritur përparim konkret.

Në deklaratë, BE-ja ka kërkuar zbatimin e plotë dhe pa vonesa të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Kosova është përfaqësuar në samit nga Kryeministri Kurti i cili ka kërkuar që BE me urgjencë t’ia japë Kosovës statusin e vendit kandidat./Gazeta Express

The post Brukseli i kërkon Kosovës dhe Serbisë progres konkret në dialog dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Jennifer Barreto, nëna e parë që fiton kurorën e Miss Universe

Jennifer Barreto nga Porto Riko është shpallur fituese e Miss Universe 2026. Ajo u kurorëzua të martën, më 24 nëntor, në San Juan, duke i dhënë Porto Rikos titullin e gjashtë në historinë e konkursit. Barreto, 27 vjeçe, u bë nëna e parë dhe gruaja e parë e martuar që …

News
Skena muzikore e Kosovës humb producentin IlirOs

Producenti dhe artisti kosovar Ilir Osmani, i njohur me emrin artistik IlirOs, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare.  Lajmin e bënë të ditur kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët publikuan mesazhe përkujtimore në rrjetet sociale. IlirOs ishte një figurë e njohur e skenës muzikore urbane në Kosovë dhe …

News
Liverpooli shkëlqen në Belgjikë, mposht bindshëm Club Bruggen

Liverpooli ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Club Bruggen me rezultat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së ligës. Skuadra e trajnerit Andoni Iraola e nisi mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 13-të. Ishte …