
Producenti dhe artisti kosovar Ilir Osmani, i njohur me emrin artistik IlirOs, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare.
Lajmin e bënë të ditur kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij, të cilët publikuan mesazhe përkujtimore në rrjetet sociale.
IlirOs ishte një figurë e njohur e skenës muzikore urbane në Kosovë dhe kontribuoi në zhvillimin e hip-hopit vendor.

Në mesin e artistëve që e kujtuan ishte edhe kantautori Genc Salihu, i cili publikoi një fotografi të tij në Instagram.
“Një prej artistëve më të rëndësishëm muzikorë në Kosovë në dy dekadat e fundit”, shkroi Salihu.
The post Skena muzikore e Kosovës humb producentin IlirOs appeared first on Gazeta Express.