
Jennifer Barreto nga Porto Riko është shpallur fituese e Miss Universe 2026. Ajo u kurorëzua të martën, më 24 nëntor, në San Juan, duke i dhënë Porto Rikos titullin e gjashtë në historinë e konkursit.
Barreto, 27 vjeçe, u bë nëna e parë dhe gruaja e parë e martuar që fiton titullin. Nga viti 2023, konkursi pranon edhe kandidatet që janë ose kanë qenë të martuara, si dhe ato që kanë fëmijë. Kurorën ia dorëzoi fituesja e edicionit të kaluar, Fátima Bosch nga Meksika.
Në fazën përfundimtare, pesë finalistet iu përgjigjën pyetjeve të jurisë për tema që përfshinin inteligjencën artificiale dhe vlerat njerëzore. E pyetur se cilën vlerë njerëzimi duhet të ruajë përballë zhvillimit të teknologjisë, Barreto foli për përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale dhe rëndësinë e dëshmimit të vlerave përmes veprimeve.
Në vendin e dytë u rendit Melissa Núñez nga Republika Dominikane, ndërsa në të tretin Clara Vegas nga Venezuela. Pesëshen finaliste e plotësuan Bea Millan-Windorski nga Filipinet dhe Georgia Waddington nga Zelanda e Re.
Fitorja e Barreto-s i dha fund pritjes 20-vjeçare të Porto Rikos për një kurorë të re në Miss Universe.
The post Jennifer Barreto, nëna e parë që fiton kurorën e Miss Universe appeared first on Gazeta Express.