Prebreza kërkon dorëheqjen e drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” për mungesën në ceremoninë e 28 Nëntorit

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” dhe ka kërkuar masa ndaj një pjese të personelit të kësaj shkolle, për shkak të mospjesëmarrjes në ceremoninë komunale për shënimin e 28 Nëntorit.

Gjatë adresimit të tij në ceremoninë e organizuar të enjten në këtë shkollë, Prebeza e ka cilësuar mungesën e drejtorit dhe një pjese të stafit si bojkot dhe nënçmim për festën e madhe kombëtare.

Ai ka thënë se mungesa e tyre është e papranueshme, veçanërisht në një aktivitet ku ishin të pranishëm edhe veteranë e invalidë të luftës.

“Siç po e vëreni në këtë manifest, salla nuk është e mbushur plot. Konsideroj se gjithë kolektivi që gjendet në këtë shkollë, e që duhet të jetë një numër i caktuar, mospjesëmarrja e tyre është bojkot në këtë datë të madhe të historisë së popullit shqiptar. Nga kjo foltore kërkoj dorëheqjen e drejtorit të kësaj shkolle dhe vërejtje për gjithë personelin e kësaj shkolle… Këtu po shohim veteranë, po shohim invalidë të luftës që gjymtyrët i kanë lënë për këtë vend…. Mungesa e tyre, njerëzve të cilët ish dashtë që gjeneratave të ardhme te ua mësojnë historinë, mungesa e tyre është nënçmim për gjakun e derdhur”, ka thënë Prebreza.

Ai ka shtuar se dorëheqja e drejtorit nuk është e mjaftueshme, duke i kërkuar drejtorit të Arsimit në komunë që të ndërmarrë masa ndaj personelit që mungoi në ceremoni.

“Dorëheqje mendoj se nuk mjafton, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit po e shoh atje. Të lutem drejtor t’i marrësh përgjegjësitë dhe të gjitha masat për këto mungesa të paarsyeshme dhe të panevojshme, të cilat institucionin e komunës dhe gjithë të pranishmit këtu i kanë nënçmuar”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express

The post Prebreza kërkon dorëheqjen e drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” për mungesën në ceremoninë e 28 Nëntorit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Kurti arrin në Tiranë, Rama e pret në tapetin e kuq

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Tiranë për Samitin e Planit të Rritjes. Ai u prit nga homologu i tij, Edi Rama, në Pallatin e Brigadave. Në këtë samit ku do të marrin pjesë edhe liderët rajonalë ka shkuar edhe Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Europian, Marta Kos. The post …

News
Gjuriqi ndryshon strategji: Tash synon t’ua fitojë zemrat shteteve që njohën Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, deklaroi se Serbia po bën përpjkeje të vecanta për të “përmirësuar” marrëdhënien konkrete me vendet që e kanë njohur Kosovën, me qëllim që sic tha ai, të “fitojë” besimin dhe mirëkuptimin e tyre për situatën në të cilën po përballet Serbia. Ai tha se …

News
Kos: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes, gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë. Kos ka deklaruar se deri më tani rezultatet …