Këshilli Drejtues i UP-së i shqiptoi vërjetje me shkrim rektorit Arben Hajrullahu 

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës i ka shqiptuar vërejtje me shkrim rektorit Arben Hajrullahu, më 26.11.2026.

Kjo pasi e morën në pyetje për shkak të kërkesës së Paralamentit Studentor të UP-së që të shqyrtohen veprimet e rektorit në raport me studentët prej se e mori mandatin më 2024.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Altin Sahiti, kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së.

“Pas diskutimit, Këshilli Drejtues ka konstatuar se qëndrojnë shqetësimet e shprehura publikisht ditë më parë dhe, për rrjedhojë, ka vendosur t’i shqiptojë Rektorit masën e vërejtjes me shkrim.”- ka deklaruar Sahiti duke shtuar se vendimi ndaj rektorit ende nuk është protokolluar.

Ky Këshill, që është organi kryesor qeverisës i UP-së, konsideron se përgjegjësia institucionale nuk është çështje vullneti individual, por detyrim që buron nga funksioni që secili ushtron.

“Askush nuk është mbi institucionin dhe asnjë funksion nuk e përjashton përgjegjësinë. Këshilli Drejtues mbetet i përkushtuar në ruajtjen e integritetit institucional dhe respektimin e standardeve të komunikimit akademik.”- ka theksuar Sahiti.

Rektori i UP-së në emisionin “Kallxo Përnime” i cili pritet të transmetohet të shtunën më 28.11.2026, ka thënë se ka zgjatur më shumë se dy orë takimi me Këshillin Drejtues të UP-së më 26 nëntor.

“Kam ofru përgjigje, sqarime për më shumë se dy orë. Më është kumtu verbalisht se do të shqiptohet një vërejtje me shkrim.”- tha Hajrullahu, më 27.11.2026, duke shtuar se është i interesuar ta kuptoj arsyetimin e këtij vendimi, pasi ende nuk e ka pranuar fizikisht.

Hajrullahu theksoi po ashtu se arsyeja e ekzistencës së Universitetit janë studentët.

Kërkesa e Parlamentit Studentor të UP-së në Këshill Drejtues për Hajrullahun u paraqit një ditë pasi protestuan para Rektoratit bashkë me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, më 19.11.2026.

Studentët e UP-së protestuan kundër email-it të datës 16.11.2026 që rektori i UP-së ua dërgoi studentëve të Mjekësisë, duke i paralajmëruar për pasoja nëse vazhdonin ta bojkotonin mësimin.

Këto pasoja ishin jo vetëm përsëritje e vitit të studimit, por edhe humbje të së drejtës për të qenë student i UP-së. Kurse, për stafin akademik që nuk paraqitej në punë për shkak të bojkotit, kishte paralajmëruar ndalesa në pagë deri në shkëputje të kontratës.

Gjatë protestës, më 19 nëntor, studentët i kërkuan Hajrullahut që t’iu kërkonte falje apo të jepte dorëheqje.

Kujtojmë se Këshilli Drejtues i UP-së u distancua nga gjuha e rektorit Hajrullahu ndaj studentëve në email-in e dërguar më 16 nëntor.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë e bojkotuan mësimin nga data 11.11.2026 për shkak se ishin kundër që ta evidentonin vijimin në mësim përmes QR code, një metodë që UP po e zbaton edhe në disa fakultete tjera për të qenë të sigurt se po realizohen ligjëratat e ushtrimet.

Por, më 23.11.2026, studentët e Mjekësisë ju kthyen fakultetit, pasi rektori Hajrullahu e pranoi se i lejon të evidentohen në mësim duke u nënshkruar në lista fizike apo me kartelë studenti, dy metoda që në fillim nuk i pranoi në këtë Fakultet.

Rektori Hajrullahu e ka sqaruar për KALLXO.com, më 23.11.2026, se në rastet ku ekzistojnë vështirësi në evidentimin e mësimit përmes QR code në Fakultet të Mjekësisë, mësimi duhet të evidentohet në një mënyrë ose tjetër.

“Meqenëse janë paraqit këto ‘reale apo fiktive’, janë ngritë brenga, shqetësime prej Fakultetit të Mjekësisë, atëherë janë metoda alternative. Në qoftë se nuk funksionon kartela, atëherë funksionon QR code. Nëse nuk funksionon as QR code, as kartela [studentit], atëherë mësimi mund të mund të evidentohet me letër dhe dorëzohet.”– deklaroi Hajrullahu, më 23.11.2026.

“Pranojmë lista fizike kur nuk është e mundshme, me apo pa arsye me u evidentu mësimi në mënyrë digjitale deri në shqyrtimin e secilit rast veç e veç, ku na paska probleme teknike.”– shtoi Hajrullahu.

The post Këshilli Drejtues i UP-së i shqiptoi vërjetje me shkrim rektorit Arben Hajrullahu  appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Kurti arrin në Tiranë, Rama e pret në tapetin e kuq

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Tiranë për Samitin e Planit të Rritjes. Ai u prit nga homologu i tij, Edi Rama, në Pallatin e Brigadave. Në këtë samit ku do të marrin pjesë edhe liderët rajonalë ka shkuar edhe Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Europian, Marta Kos. The post …

News
Serbia e çon zëvendëskryetarin e Kuvendit në Tiranë për samit, e pret ministri Hoxha

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në Pallatin e Brigadave zëvëndëskryetarin e Kuvendit të Serbisë, Adem Mavriç. Vizita e tij vjen në kuadër të samitit të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mban punimet në kryeqytet me temën bosht: “Reforma, Rritje, Integrim …

News
Nju-Jorku përfshin 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar

Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut ka miratuar një rezolutë që e përcakton 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të njihet çdo vit në këtë qytet. Nisma vlerëson historinë shqiptare dhe kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në jetën e qytetit. Një lajm i rëndësishëm për komunitetin shqiptar …