
Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ndarë fotografi nga pritja e organizuar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 28 Nëntorit.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se ishte i pranishëm bashkë me Ramiz Lladrovcin, ndërsa gjatë mbrëmjes takuan kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, presidentin Bajram Begaj dhe shumë miq të tyre e të Kosovës.
“Kënaqësi të ishim bashkë me Ramizin në pritjen e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, për të festuar 28 Nëntorin. Një mbrëmje e ngrohtë mes miqsh, ku takuam Edi Ramën dhe shumë miq tanë e të Kosovës, me të cilët ndamë gëzimin e festës dhe krenarinë për historinë tonë të përbashkët. Gëzuar nga Tirana! 🥂”, ka shkruar Hoxhaj.
The post “Shqipëria është zemra e bashkuar e kombit”, Hoxhaj feston 28 Nëntorin në Tiranë appeared first on Gazeta Express.