
Lazio po vazhdon të thyejë rekorde, jo vetëm në nivel të klubit, por edhe në përgjithësi në Serie A.
Historia tregon se ky fillim i jashtëzakonshëm me 35 pikë pas 13 xhirove e vendos skuadrën në rrugën drejt përfundimit të sezonit të paktën në dy vendet e para.
“Biancocelestët” e nisën sezonin me pritshmëri të ulëta, duke parashikuar vështirësi, sidomos pas eliminimit që në raundin e parë të Kupës së Italisë nga Mantova, skuadër që garon në Serie B.
Megjithatë, ata kanë regjistruar 11 fitore dhe dy barazime, duke u ndalur deri më tani vetëm nga Milan dhe Napoli. Së bashku me Romën, janë skuadrat e vetme që ende nuk kanë pësuar humbje këtë sezon.
Skuadra e Gennaro Gattusos ka grumbulluar 35 pikë pas 13 xhirove. Në epokën kur fitorja vlerësohet me tri pikë, vetëm dy skuadra kanë pasur një fillim më të mirë se ky.
Bëhet fjalë për Juventusin e Fabio Capellos, që kishte 36 pikë në sezonin 2005/06, si dhe Juventusin e Max Allegrit, që kishte grumbulluar 37 pikë në të njëjtën fazë të sezonit 2018/19.
Para Lazios, vetëm gjashtë skuadra në epokën e tri pikëve për fitore kishin arritur të grumbullonin 35 pikë pas 13 xhirove në Serie A.
Prej këtyre gjashtë skuadrave, pesë prej tyre kishin vazhduar për ta fituar titullin e kampionit të Italisë. Përjashtimi i vetëm ishte Napoli, që e përfundoi sezonin 2017/18 në vendin e dytë.
Nëse kjo traditë historike vazhdon, atëherë skuadra e Gattusos është në rrugë të mirë për ta mbyllur sezonin të paktën në dy vendet e para./GazetaExpress/
The post Lazio po vazhdon të thyejë rekorde këtë sezon, duke vazhduar me formë të jashtëzakonshme në Serie A appeared first on Gazeta Express.