Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar

Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, protesta e 28 Nëntorit ditën e Pavarësisë, ka përfunduar.

Tubimi, i cili nisi në orën 10:00 të paradites, u shoqërua gjatë gjithë ditës me përplasje të përsëritura, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe hedhje gurësh e molotovësh në drejtim të policisë.

Përplasjet u përhapën në disa zona të kryeqytetit, ndërsa u raportuan edhe dëmtime në godina institucionesh shtetërore.

Fillimisht tensionet nisën pranë Kryeministrisë, e më pas situata u përshkallëzua edhe në sheshin “Skënderbej”.

Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, 47 persona, mes tyre efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë dhe një punonjës sigurie, u paraqitën në strukturat spitalore për të marrë ndihmë mjekësore.

Agjencitë e mëdha të lajmeve, mes tyre Reuters, Associated Press dhe AFP, si dhe media të njohura si Al Jazeera dhe Deutsche Welle, kanë raportuar mbi protestën në Tiranë e mbajtur këtë 28 Nëntor.

Reuters e ka pasqyruar protestën si një tubim të udhëhequr nga studentët, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në raportimin e saj, Reuters përshkruan hedhjen e gurëve dhe bombolave molotov në drejtim të policisë, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë nga efektivët.

Edhe Associated Press (AP) i ka kushtuar një raportim protestës, duke theksuar se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë për të kërkuar largimin e Ramës. Agjencia amerikane pasqyron gjithashtu dëmtimet në godinat qeveritare dhe ndërhyrjen e policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Al Jazeera ka publikuar një artikull me titullin “Policia dhe protestuesit në Shqipëri përleshen, mijëra njerëz protestojnë kundër qeverisë”, ku përshkruan përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Ditën e Pavarësisë.

Ndërkohë, Deutsche Welle raporton se protesta nisi në mënyrë paqësore, por më pas situata u përshkallëzua, me sulme ndaj godinave qeveritare dhe përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave prej gome nga policia.

Edhe agjencia turke Anadolu Agency ka raportuar për protestën, duke përcjellë bilancin fillestar të të lënduarve dhe të arrestuarve, si dhe kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit. Po ashtu edhe The Telegraf, i ka kushtuar një raportim protestës së dhunshme.

The post Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Dashuria, karriera, paratë, horoskopi sot, 29 Nëntor 2026

Dashi Dita nis me pak tension për shkak të angazhimeve të shumta që duhen organizuar. Ruani qetësinë në mëngjes dhe shmangni debatet në familje apo me partnerin. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të ndjeshëm, takime të këndshme dhe rikuperim të energjisë. Demi Menaxhimi i burimeve personale dhe shpenzimeve bëhet temë …

News
Moti sot: Temperaturat nga -4 deri në 2°C

Të dielën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore, të cilat do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, me intensitet të ndryshueshëm, por gradualisht në dobësim. Deri rreth mesditës, reshjet pritet të ndërpriten. Trashësia e borës në rang vendi pritet të variojë nga 0 deri …

News
Burj Khalifa dhe Aspire Tower vishen kuqezi për 28 Nëntorin, Rama: Faleminderit dhe respekt!

Me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dy prej ndërtesave simbol të Dubait dhe Dohas janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar. Burj Khalifa në Dubai, ndërtesa më e lartë në botë, dhe kulla Aspire Tower në Doha të Katarit janë veshur me ngjyrën e kuqe dhe shqiponjën …