Burj Khalifa dhe Aspire Tower vishen kuqezi për 28 Nëntorin, Rama: Faleminderit dhe respekt!

Me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dy prej ndërtesave simbol të Dubait dhe Dohas janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.

Burj Khalifa në Dubai, ndërtesa më e lartë në botë, dhe kulla Aspire Tower në Doha të Katarit janë veshur me ngjyrën e kuqe dhe shqiponjën e zezë dykrenare, në nder të festës së 28 Nëntorit.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili ka falënderuar të dyja vendet për këtë gjest.

“Në Dubai, miqtë e Emirateve të Bashkuara Arabe nderojnë ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”, shkruan Rama.

Një mesazh të ngjashëm mirënjohjeje, kryeministri ka përcjellë edhe për Katarin, duke publikuar pamjet e kullës së ndriçuar kuqezi në Doha.

“Edhe në Doha, miqtë e Katarit nderojnë ditën e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit dhe respekt”, shkruan Rama në postimin e tij të dytë.

The post Burj Khalifa dhe Aspire Tower vishen kuqezi për 28 Nëntorin, Rama: Faleminderit dhe respekt! appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Dashuria, karriera, paratë, horoskopi sot, 29 Nëntor 2026

Dashi Dita nis me pak tension për shkak të angazhimeve të shumta që duhen organizuar. Ruani qetësinë në mëngjes dhe shmangni debatet në familje apo me partnerin. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të ndjeshëm, takime të këndshme dhe rikuperim të energjisë. Demi Menaxhimi i burimeve personale dhe shpenzimeve bëhet temë …

News
Moti sot: Temperaturat nga -4 deri në 2°C

Të dielën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore, të cilat do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit, me intensitet të ndryshueshëm, por gradualisht në dobësim. Deri rreth mesditës, reshjet pritet të ndërpriten. Trashësia e borës në rang vendi pritet të variojë nga 0 deri …

News
Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar

Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, protesta e 28 Nëntorit ditën e Pavarësisë, ka përfunduar. Tubimi, i cili nisi në orën 10:00 të paradites, u shoqërua gjatë gjithë ditës me përplasje të përsëritura, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, …