E premtja dhe e shtuna në Ferizaj: Katër shoferë dënohen pasi kishin pirë shumë alkool

Fundjava e festës ka bërë që katër shoferë të kapen dhe ndëshkohen pasi po drejtonin mjetet e tyre me nivele të larta alkooli në gjak.

Policia njoftoi se katër shoferët e ndëshkuar u kapën në të njëjtën rrugë, “Brahim Ademi”, të premten dhe të shtunën.

Ata u dënuan me gjoba të mëdha dhe me ndalesa për ta drejtuar automjetin.

Njoftimi i Policisë:

Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për kundervajtje të rënda në trafik

Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndëshkuar tre shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në kundërshtim me rregullat e trafikut
Rastet ka ndodhur me 27 dhe 28.11.2026 në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj

Sipas rezultateve të testimit, shoferët kanë rezultuar me këto nivele të alkoolit në gjak:

SH.S. (51 vjeç) me veturën Mercrdes me targa vendore – ka rezultuar 1.85 promilë. Është dënuar me 400 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 9 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

A.S. (42 vjeç) – me veturën VW Golf me targa vendore – ka rezultuar 1.54 promilë. Është dënuar me 400 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 9 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

L.Z. (37 vjeç) – me veturën BMW me targa vendore – ka rezultuar 0.93 promilë. Është dënuar me 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

O.S. (47 vjeç) – me veturën Ford me targa vendore – ka rezultuar 0.63 promilë. Është dënuar me 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit, pasi veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë.

The post E premtja dhe e shtuna në Ferizaj: Katër shoferë dënohen pasi kishin pirë shumë alkool appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Kurti: Po vazhdon Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët nga familjet me asistencë sociale, aplikoni këtu

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë një vegëz, nëpërmjet së cilës mund të aplikohet për pranim në çerdhe të fëmijëve nga familjet me asistencë sociale. “Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve me asistencë sociale po vazhdon edhe këtë vit shkollor edhe në më shumë komuna, 18 gjithsej”, shkroi …

News
Neuer drejt pensionimit, pritet t’i japë fund karrierës në fund të sezonit

Manuel Neuer pritet t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist në përfundim të këtij sezoni. Portieri legjendar gjerman ka folur për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se nuk e sheh veten duke vazhduar të luajë pas verës së ardhshme. Ish-portieri i përfaqësueses së Gjermanisë ka …

News
Haradinaj kujton lirimin përfundimtar nga Haga 14 vjet më parë: Rroftë UÇK-ja

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar lirimin e tij përfundimtar nga akuzat e Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, 14 vjet më parë. “Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!”, shkroi ai në një postim në Facebook. “Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz …