Neuer drejt pensionimit, pritet t’i japë fund karrierës në fund të sezonit

Manuel Neuer pritet t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist në përfundim të këtij sezoni. Portieri legjendar gjerman ka folur për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se nuk e sheh veten duke vazhduar të luajë pas verës së ardhshme.

Ish-portieri i përfaqësueses së Gjermanisë ka pranuar se pensionimi është një mundësi shumë reale dhe se aktualisht dëshiron të shijojë sa më shumë kohën që i ka mbetur në futbollin profesionist.

“Unë supozoj se nuk do të vazhdoj të luaj pas kësaj vere. Tani po mundohem ta shijoj kohën që më ka mbetur”, deklaroi Neuer.

Nëse ky vendim konfirmohet, futbolli do të humbasë njërin prej portierëve më të rëndësishëm të gjeneratës së tij. Neuer e ka revolucionarizuar rolin e portierit me stilin e tij të lojës, duke u bërë i njohur për daljet larg vijës së portës, lojën me këmbë dhe aftësinë për të vepruar si një mbrojtës shtesë.

Gjatë karrierës së tij, ai ka shkruar histori me Bayern Munichun, me të cilin ka fituar shumë trofe, përfshirë edhe dy herë Ligën e Kampionëve. Me Gjermaninë, kulmin e arriti në vitin 2014, kur u shpall kampion bote në Brazil.

Neuer konsiderohet njëri prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit dhe largimi i tij nga fushat do të shënonte fundin e një epoke për futbollin gjerman dhe atë evropian.

The post Neuer drejt pensionimit, pritet t’i japë fund karrierës në fund të sezonit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Kurti: Po vazhdon Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët nga familjet me asistencë sociale, aplikoni këtu

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë një vegëz, nëpërmjet së cilës mund të aplikohet për pranim në çerdhe të fëmijëve nga familjet me asistencë sociale. “Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve me asistencë sociale po vazhdon edhe këtë vit shkollor edhe në më shumë komuna, 18 gjithsej”, shkroi …

News
Haradinaj kujton lirimin përfundimtar nga Haga 14 vjet më parë: Rroftë UÇK-ja

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar lirimin e tij përfundimtar nga akuzat e Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, 14 vjet më parë. “Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!”, shkroi ai në një postim në Facebook. “Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz …

News
‘‘Vlerësim për përkushtimin dhe angazhimin’’, KFOR ndan medalje për pjesëtarët e tij për shërbimin në Kosovë

KFOR ka njoftuar se në kampin Film City, është zhvilluar një ceremoni e ndarjes së medaljeve. Në njoftim shtohet edhe se, kjo ceremoni ka shënuar një moment të rëndësishëm vlerësimi për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar nga personeli i KFOR-it. ‘’Ceremonia e ndarjes së medaljeve në Kampin Film City …