Picula: 5 shtete po e mbajnë peng aplikimin për BE, por Prishtina s’duhet të fshihet tërësisht pas këtij argumenti

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ‘‘po mbahet peng kryesisht nga pesë shtetet anëtare’’ që s’e njohin Kosovën. Kështu ka vlerësuar Eurodeputeti Tonino Picula.

Picula ka theksuar se Komisioni tashmë ka shprehur se është i gatshëm ta përgatisë opinionin, porse, një gjë e tillë s’po i kërkohet nga Këshilli.

“Komisioni ka thënë disa herë se është i gatshëm ta përgatisë opinionin. Ai po pret që Këshilli ta kërkojë atë, ndërsa në Këshill asgjë nuk ndodh pa konsensus. Në praktikë, kjo do të thotë se aplikimi po mbahet peng kryesisht nga pesë shtetet anëtare që nuk e njohin Kosovën”, ka deklaruar Picula.

Eurodeputeti, po ashtu, ka vlerësuar se opinioni s’duhet të trajtohet si ‘’vendim për njohje’’, gjë të cilën sipas tij po e bën Këshilli.

“Këshilli po gabon duke e trajtuar kërkesën për opinion sikur të ishte vendim për njohje. Nuk është kështu. Është një vlerësim ekspertësh se ku qëndron një vend dhe Kosova meriton ta dëgjojë atë, përfshirë edhe pjesët e pakëndshme”, ka thënë eurodeputeti për RTK-në.

Megjithatë, Picula ka theksuar se edhe institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi për ngadalësimin e procesit. Sipas tij, veprimet e njëanshme në veri dhe vonesat në dialogun me Beogradin u kanë dhënë shteteve skeptike argumente për ta shtyrë shqyrtimin e aplikimit.

Ai ka kërkuar nga institucionet në Prishtinë që të përshpejtojnë reformat, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të avancojnë dialogun me Serbinë, si dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Duke folur për zhvillimet e mundshme gjatë vitit 2027, eurodeputeti ka thënë se një ton më konstruktiv nga Serbia dhe rikthimi në dialog mund të krijojnë mundësi për përparim, por ka paralajmëruar se ndryshimet politike nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht ndryshim të qasjes ndaj Kosovës.

“Shumica e re në Serbi ka bërë të qartë se synon t’i respektojë obligimet nga dialogu brenda kornizës së Kushtetutës së Serbisë, gjë që nuk do t’i bëjë bisedimet më të lehta. Megjithatë, një ton më konstruktiv dhe një rikthim i vërtetë në dialog janë shpresa të arsyeshme për vitin 2027. Edhe vetëm kjo do të ishte përparim pas viteve të stagnimit”, ka deklaruar Picula.

The post Picula: 5 shtete po e mbajnë peng aplikimin për BE, por Prishtina s’duhet të fshihet tërësisht pas këtij argumenti appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Protest continued in Tirana even on Sunday

Protesters gathered outside the prime minister’s office in Tirana on Sunday, continuing demonstrations that began on Saturday. The gathering started peacefully before tensions escalated and police intervened to disperse the crowd. Clashes later spread along the main boulevard towards Skanderbeg Square. Some protesters threw stones, fireworks and Molotov cocktails, while …

News
BE nis zbatimin e standardit të ri “Euro 7”, makinat do të kontrollohen edhe për ndotjen nga gomat dhe frenat

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e standardit të ri të emetimeve “Euro 7”, i cili sjell kërkesa të reja për automjetet e reja, duke përfshirë jo vetëm shkarkimin e gazrave, por edhe ndotjen që shkaktohet nga konsumimi i frenave dhe gomave. Rregullat e reja, që nisin të zbatohen që më …

News
Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare

Ashtu si dje, edhe sot, në Tiranë është zhvilluar protestë, duke e kthyer kështu Shqipërinë sërish në vëmendjen e mediave botërore. Një nga to është Reuters. Kjo e fundit raporton se mijëra shqiptarë dolën të dielën në rrugët e kryeqytetit, duke hedhur gurë dhe mjete piroteknike, ndërsa kërkuan dorëheqjen e …