
Bashkimi Europian ka lëshuar një deklaratë 20 pikëshe pas Samitit me liderë të vendeve të Ballkanit Përëndimor. Brukseli ka sqaruar se Deklarata e Brukselit ka marrë edhe aprovimin e pesë vendeve të rajonit, por jo edhe të Serbisë e cila aa nuk ka marrë pjesë.
Në njërën nga pikat, Bashkimi Evropian ka theksuar se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën drejt integrimit evropian.
BE-ja ka riafirmuar mbështetjen për Dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga ajo, duke u bërë thirrje të dy vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë momentumin aktual politik për të arritur përparim konkret.
Në deklaratë, BE-ja ka kërkuar zbatimin e plotë dhe pa vonesa të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
Kosova është përfaqësuar në samit nga Kryeministri Kurti i cili ka kërkuar që BE me urgjencë t’ia japë Kosovës statusin e vendit kandidat./Gazeta Express
The post Brukseli i kërkon Kosovës dhe Serbisë progres konkret në dialog dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura appeared first on Gazeta Express.