
Gjashtë kandidatë kanë aplikuar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës në konkursin i cili ka qenë i hapur nga data 5 deri më 19 nëntor 2026.
Në një përgjigje për KALLXO.com, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se kandidatët që kanë aplikuar për këtë pozitë janë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi
“Më 5 nëntor 2026, Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ka shpallur konkursin për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit publik, afati për aplikim ka qenë i hapur deri më 19 nëntor 2026. Brenda këtij afati kanë aplikuar gjithsej gjashtë (6) kandidatë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi”- thuhet në përgjigje.
Ndërsa është theksuar se Komisioni për Emërime të Larta në Polici (KELP) do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 13/2012 – MPB për Themelimin, Përbërjen dhe Procedurat e Komisionit për Emërime të Larta në Polici.
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje më 30.10.2026 pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Fehmi Hoti.
The post Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës appeared first on Gazeta Express.