
Artisti i njohur shqiptar Kidda ka prezantuar mbrëmjen e së enjtes projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Akuza”, të cilin e ka sjellë të shoqëruar me videoklip.
Kënga është një krijim autorial i Kiddës, i cili është kujdesur për tekstin, melodinë dhe incizimin, ndërsa produksioni muzikor i është besuar Redy-t, i cili ka realizuar edhe miksimin dhe masterizimin.
Për realizimin vizual është angazhuar Valon Aziri, i cili ka bashkëdrejtuar videoklipin me Kiddën, ndërsa efektet vizuale janë punuar nga Floridvfx.
Producentë ekzekutivë të projektit janë Jetmir Agaj dhe vetë Kidda.
Me “Akuza”, artisti vazhdon bashkëpunimin me emra të njohur të produksionit muzikor dhe vizual, duke sjellë një tjetër realizim në repertorin e tij.
Kënga është publikuar në YouTube, ku tashmë mund të dëgjohet dhe të ndiqet videoklipi i plotë. /GazetaExpress/
Shikoni videoklipin: KIDDA – AKUZA
The post Kidda vjen me “Akuza”, publikon projektin e ri muzikor me videoklip appeared first on Gazeta Express.