
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se tashmë është përgatitur drafti i parë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale.
Në “Debat Plus”, Tahiri tha se nisma e re ligjore pritet të finalizohet gjatë dhjetorit, sipas rekomandimeve të ekspertëve që përcjellin procesin në Hagë.
Ai pranoi se kthimi i ligjit i ka kushtuar politikisht PDK-së, por tha se vendimi ishte marrë me vetëdije.
“Kjo nuk ka qenë agjendë politike as kauzë politike, por kauzë kombëtare”, deklaroi Tahiri, duke arsyetuar vendimin e partisë.
The post Ligji për Gjykatën Speciale hyn në fuqi në dhjetor, sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së appeared first on Gazeta Express.