Mourinho është i bindur që Reali mund të luftojë për çdo titull këtë sezon

Real Madridi ka pasur një fillim mbresëlënës nën drejtimin e Jose Mourinhos, në rikthimin e dytë të trajnerit portugez në klub.

Forma e shkëlqyer e “Los Blancos” ka bërë që ata të pozicionohen si pretendentë seriozë për të dy trofetë, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Real Madridi i ka fituar të pesë ndeshjet e zhvilluara në garën evropiane, ndërsa në tabelën e La Ligës ndodhet vetëm tri pikë prapa Barcelonës.

Skuadra e Mourinhos është e vetmja në Ligën e Kampionëve që ende nuk ka humbur asnjë pikë dhe tashmë ka arritur të bëjë përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Romës dhe PSV Eindhovenit.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Mourinho është i bindur se Real Madridi i ka të gjitha mundësitë për të luftuar për çdo trofe këtë sezon.

“Jose Mourinho është i bindur se Real Madrid mund të garojë për çdo titull”, ka deklaruar ai.

Trajneri portugez ka besim të madh në cilësinë e skuadrës që ka në dispozicion, gjë që shpjegon edhe arsyen pse e konsideron të mbyllur çështjen e transferimeve për afatin kalimtar të janarit.

Mourinho së fundmi e bëri të qartë se nuk dëshiron as afrime dhe as largime gjatë mesit të sezonit.

Trajneri po i mbështet edhe me rezultate fjalët e tij, duke e transformuar ekipin dhe duke e udhëhequr drejt një serie prej 10 fitoresh radhazi në të gjitha garat.

Fitorja 5-1 ndaj PSV Eindhovenit në mesjavë, pas përmbysjes së rezultatit, dëshmoi gjithashtu qëndrueshmërinë dhe fuqinë sulmuese të skuadrës.

Megjithatë, Mourinho ende ka disa çështje për t’i zgjidhur, siç janë kombinimi i mesfushës dhe forma e Vinicius Juniorit.

Pavarësisht se ende nuk i ka të gjitha pjesët e mozaikut në vendin e duhur, skuadra po merr gjithnjë e më shumë formë.

Real Madridi ka nisur të luajë me një identitet të qartë futbollistik dhe duket më shumë si një ekip i kompletuar sesa në cilëndo periudhë të sezoneve të fundit.

Mourinho tashmë ka treguar aftësitë e tij si trajner përmes ndryshimeve taktike, ndërsa rezultatet janë të dukshme për të gjithë.

Megjithatë, te Real Madridi e dinë se duhet të vazhdojnë të përmirësohen nga ndeshja në ndeshje dhe nuk mund t’i lejojnë vetes të ngecin.

Mourinho ka arsye të forta për të besuar se e ka skuadrën e duhur për t’i fituar të gjithë trofetë në dispozicion, por mbetet të shihet se si do të paraqitet ekipi gjatë muajve të ardhshëm./GazetaExpress/

The post Mourinho është i bindur që Reali mund të luftojë për çdo titull këtë sezon appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Fabregasi për lojtarët e Comos: Këtu nuk është kulmi i tyre, duan të shkojnë te City e Juventusi

Cesc Fabregas e ka cilësuar Nico Pazin si një “kombinim të mrekullueshëm” të një futbollisti, ndërsa trajneri pranon se lojtarët e rinj “nuk e shohin Comon si pikën më të lartë të karrierës së tyre, pasi duan të luajnë për Manchester Cityn ose Juventusin”. 22-vjeçari është produkt i akademisë së …

News
Gazetari spanjoll ‘shpjegon’ se pse superylli i Realit po krahasohet me Zidanen

Paraqitjet e fundit të Jude Bellinghamit me Real Madridin kanë rikthyer krahasimet me Zinedine Zidane, ndërsa gazetari dhe shkrimtari Manuel Jabois ka vënë në pah kombinimin e fuqisë fizike, elegancës teknike dhe inteligjencës futbollistike që e bëjnë mesfushorin anglez të veçantë. Duke folur në emisionin “El Larguero” të “Cadena SER”, …

News
“Besoj që nëntorët tjerë do t’i festojmë bashkë”, faqja e Hashim Thaçit uron Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Administratorët e faqes në Facebook të ish-presidentit Hashim Thaçi, po vazhdojnë të postojnë materiale nga veprimtaria e Thaçit. Për 28 nëntor, kjo faqe ka postuar urimin e Thaçit për Ditën e Flamurit që e kishte bërë vite më parë. “Sot është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në …