Nuk e morën për trajner, Conte ‘shpërthen’ ndaj Manchester Unitedit: Keni frikë të fitoni!

Antonio Conte ka kritikuar ashpër Manchester Unitedin pas vendimit të klubit për ta emëruar Mauricio Pochettinon trajner të ri të përhershëm.

Trajneri italian, i cili ishte përfolur shumë si njëri prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e skuadrës nga “Old Trafford”, ka lënë të kuptohet se hezitimi i drejtuesve të Unitedit për ta angazhuar atë dëshmon se brenda klubit ekziston një problem më i thellë.

Conte ka kritikuar klubet që vendosin të mos e punësojnë, duke sugjeruar se ato “kanë frikë të fitojnë”, për shkak të metodave të tij kërkuese dhe stilit intensiv të punës.

57-vjeçari konsiderohej njëri prej kandidatëve kryesorë për postin e trajnerit të Manchester Unitedit pas shkarkimit të Michael Carrick, por gjiganti anglez në fund vendosi t’ia besojë skuadrën ish-trajnerit të Tottenhamit dhe Chelseat, Mauricio Pochettino.

I njohur për qasjen e tij të pakompromis dhe seancat stërvitore me intensitet të lartë, Conte ka një histori të dëshmuar suksesi. Ai ka fituar pesë tituj të Serie A, si dhe një titull të Premierligës gjatë kohës sa drejtonte Chelsean.

Megjithatë, duket se reputacioni i tij si një trajner me karakter të vështirë dhe kërkesa të mëdha mund të ketë ndikuar në vendimin e Unitedit për të zgjedhur një emër tjetër për projektin afatgjatë.

Pavarësisht pakënaqësisë me procesin e fundit të emërimit, Conte shfrytëzoi rastin për të shprehur admirimin e madh për legjendën e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

“Manchester Unitedi ka një histori kaq të rëndësishme, saqë më duket e çuditshme të imagjinoj se dikush mund të ketë frikë nga një qasje që synon ta rikthejë klubin në madhështinë e tij të vërtetë.

Ata e fituan për herë të fundit kampionatin në vitin 2013, nën drejtimin e Fergusonit. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Sir Alex Fergusonin. E kam lexuar librin e tij dhe, kur isha në Londër, pata fatin ta vizitoja në shtëpinë e tij dhe të kaloja një ditë me të. Ai ka një pasion të jashtëzakonshëm kur flet për futbollin”, deklaroi Conte për podcastin “Cronache di Spogliatoio”.

Duke iu përgjigjur kritikave se personaliteti i tij dhe kërkesat në stërvitje janë tepër të rënda për skuadrat moderne, italiani nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij.

Kjo vjen pasi në aventurën e fundit si trajner, te Napoli, ai e udhëhoqi skuadrën drejt vendit të dytë në Serie A, pas Interit, sezonin e kaluar, përpara se të largohej nga klubi me marrëveshje të përbashkët në fund të kampionatit.

“Nëse dikush ka frikë nga metodat e mia, atëherë ka frikë të fitojë, sepse kjo metodologji të çon drejt fitores. Kjo është përgjigjja ime.

Prandaj, disa deklarata të caktuara më duken pothuajse fyese ndaj Manchester Unitedit. Është sikur dikush po vendos veto ndaj rikthimit të klubit në historinë e tij.

Një metodë e caktuar është e domosdoshme për të arritur rezultate të mëdha. E nëse po thoni se kjo metodë kërkon shumë punë, atëherë po, kërkon. Të gjithë duhet të punojnë shumë, jo vetëm futbollistët”, shtoi trajneri italian.

Ndërkohë, derisa Conte po i përcjell zhvillimet nga distanca, Mauricio Pochettinon e pret një fillim tejet i vështirë në krye të Manchester Unitedit.

Sfida e parë e argjentinasit do të jetë udhëtimi në “Anfield”, ku të dielën do të përballet me Liverpoolin. Më pas, të mërkurën, Unitedi do të udhëtojë drejt Portugalisë për t’u përballur me Sporting CP në Ligën e Kampionëve.

Pas katër ndeshjeve në fazën e ligës, Manchester Unitedi renditet në vendin e 17-të me gjashtë pikë.

The post Nuk e morën për trajner, Conte ‘shpërthen’ ndaj Manchester Unitedit: Keni frikë të fitoni! appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
“Duhet të superduartrokitet”, Rudina dhe Resuli komentojnë lojën e Arlindës

Opinionistët Rudina dhe Resul kanë komentuar situatën e Arlindës dhe raportet e saj me banorët e tjerë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Rudina ka vlerësuar qëndrimin e Arlindës për respektimin e vetes dhe mbrojtjen e mendimit të saj, por i ka kërkuar që të respektojë edhe mendimet …

News
“Ti po mundohesh me ndërru botën”, Debat i ashpër mes Arlindës dhe Vjollcës

Debat i ashpër është zhvilluar gjatë Prime-it mes Arlindës dhe Vjollcës, lidhur me situatën e banjës dhe qëndrimin që Vjollca kishte mbajtur ndaj Nichit. Arlinda e ka akuzuar Vjollcën se i kishte dalë në krah Nichit, ndërsa gjatë diskutimit mes tyre nuk kanë munguar as deklaratat për paragjykimet dhe çështjen …

News
Pochettino mund ta kompletojë sulmin e Unitedit me “sulmuesin më të mirë në botë”, i cili tashmë ka dhënë “po”-në e tij

Mauricio Pochettino mund ta kompletojë repartin ofensiv të Manchester Unitedit me një sulmues të cilin klubi anglez ishte përpjekur ta transferonte edhe më parë. Pochettino po përgatitet për ndeshjen e tij të parë në krye të “Djajve të Kuq”, të cilët të dielën (22 nëntor) do të udhëtojnë drejt “Anfieldit” …