
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat herë pas here pritet të jenë në formë të rrebesheve lokale, sidomos gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Reshjet do të shoqërohen edhe me disa shkarkesa rrufesh, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit.
Reshjet më intensive priten në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në pjesën jugperëndimore, ku nuk përjashtohet mundësia e vërshimeve lokale.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, ndërsa lokalisht dhe herë pas here pritet të jetë shumë e fortë, me shpejtësi prej 15 deri në 55 km/h.
Temperaturat do të shënojnë rritje si pasojë e depërtimit të masave të ngrohta, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet prej 8 deri në 11°C. /MeteoKosova/
The post Parashikimi i motit për të enjten appeared first on Gazeta Express.