Plani i Rritjes: Shqipëria, Mali i Zi dhe RMV marrin fonde të tjera nga BE, Kosova, Serbia e Bosnja jo

Në Tiranë ka nisur samiti BE–Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, me pjesëmarrjen e komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila bëri të ditur edhe mbështetjen financiare që BE do të japë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e saj, Marta Kos bëri me dije se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime në reforma dhe do të përfitojnë mbështetje financiale.

Ajo tha se Kosova, Serbia dhe Bosnja, duhet të bëjmë më shumë punë për të marrë fonde dhe për të vijuar me planin e rritjes.

Mali i zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 80% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro.

“Është kënaqësi që jam këtu sepse të gjithë së bashku do të hujmë në vitin e fundit të planit të rritjes që u përpilua për të ndërtuar reforma të rëndësishme dhe të përgatiteni për anëtarësimin ënë BE. 3 shtete kanë bërë përparime, 3 shtete të tjera jo.

Mali i Zi ka vënë në zbatim 94% dhe do marr 81 mln euro. Shqipëria ka zbaruar 80% të refomave dhe do marrë 185.6 mln euro dhe Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% dhe do marr 70.9 mln euro

Ky plan kishte për qëllim rezultate dhe të ofroheshin fonde të tjera. Mali i Zi dhe Shqipëria do marr 15% nga plani i rritjes. Maq do marr 10% më  shumë.

Serbia, Komisioni nuk ka bërë asnjë pagesë

Ne kemi ofruar këshilla me listën studentore që të merren sa më shumë fonde.

Në Kosovë qeveria e re është mundësi e re për rrugëtimin e kosocës drejt BE. Do të vij në kosovë në fillim të dhjetorit se si ta ccojmë më tej këtë proces

Bosnja dhe Hercegovina ka kohë që tq marr fonde. Institucionet të krijohen dhe bosnja do marr fondet e duhura.

Do të ofrojmë pjesmarrjen tuaj në institucionet e BE. Me shumë kënaqësi pres të dëgjoj mendimet tuaja. Ballkani Perëndimor mund të përfitojë nga lidhjet e reja të transportit”, u shpreh Marta Kos.

The post Plani i Rritjes: Shqipëria, Mali i Zi dhe RMV marrin fonde të tjera nga BE, Kosova, Serbia e Bosnja jo appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Kurti arrin në Tiranë, Rama e pret në tapetin e kuq

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Tiranë për Samitin e Planit të Rritjes. Ai u prit nga homologu i tij, Edi Rama, në Pallatin e Brigadave. Në këtë samit ku do të marrin pjesë edhe liderët rajonalë ka shkuar edhe Komisionerja për Zgjerim e Komisionit Europian, Marta Kos. The post …

News
Gjuriqi ndryshon strategji: Tash synon t’ua fitojë zemrat shteteve që njohën Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, deklaroi se Serbia po bën përpjkeje të vecanta për të “përmirësuar” marrëdhënien konkrete me vendet që e kanë njohur Kosovën, me qëllim që sic tha ai, të “fitojë” besimin dhe mirëkuptimin e tyre për situatën në të cilën po përballet Serbia. Ai tha se …

News
Kos: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes, gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë. Kos ka deklaruar se deri më tani rezultatet …