Prenkaj: Për shkak të politikës jokordinuese janë ftohur miqtë e Kosovës, vendi e humbur besimin

Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës sa i përket raporteve me partnerët ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se mungesa e koordinimit me aleatët dhe politikat vetëizoluese kanë ndikuar në humbjen e mbështetjes ndërkombëtare për vendin.

 Prenkaj ka folur edhe për procesin e integrimit evropian, duke theksuar se Kosova ka ende një sërë obligimesh që duhet t’i përmbushë para se të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka përmendur përafrimin e sistemit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara në Raportin e Progresit.

Sipas Prenkajt, Kosova është dashur të ketë më shumë komunikim me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit që janë pjesë e procesit të integrimit evropian.

“Ka një sërë kriteresh që pritet nga Kosova të plotësohen, por, siç kemi parë në Raportin e Progresit, Kosova lë për të dëshiruar”, ka deklaruar ai për KlanKosova.

Duke folur për mbështetjen ndërkombëtare, Prenkaj ka thënë se Kosovës i nevojiten një ose dy shtete sponsorizuese që do ta shtynin përpara në rrugën drejt BE-së.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se gjatë gjashtë vjetëve të fundit, politika e Kosovës nuk ka qenë e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, duke ndikuar, sipas tij, në ftohjen e marrëdhënieve me miqtë e vendit.

“Për shkak të këtyre gjashtë vjetëve të një politike jokordinuese, të një politike izolacioniste, vetëizoluese të Kosovës, janë ftohur edhe miqtë e Kosovës.., Kosova ka humbur besimin, pra nuk kemi pasur qeveri të besueshme për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Prenkaj.

The post Prenkaj: Për shkak të politikës jokordinuese janë ftohur miqtë e Kosovës, vendi e humbur besimin appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Kurti: Po vazhdon Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët nga familjet me asistencë sociale, aplikoni këtu

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë një vegëz, nëpërmjet së cilës mund të aplikohet për pranim në çerdhe të fëmijëve nga familjet me asistencë sociale. “Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve me asistencë sociale po vazhdon edhe këtë vit shkollor edhe në më shumë komuna, 18 gjithsej”, shkroi …

News
Neuer drejt pensionimit, pritet t’i japë fund karrierës në fund të sezonit

Manuel Neuer pritet t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist në përfundim të këtij sezoni. Portieri legjendar gjerman ka folur për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se nuk e sheh veten duke vazhduar të luajë pas verës së ardhshme. Ish-portieri i përfaqësueses së Gjermanisë ka …

News
Haradinaj kujton lirimin përfundimtar nga Haga 14 vjet më parë: Rroftë UÇK-ja

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar lirimin e tij përfundimtar nga akuzat e Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, 14 vjet më parë. “Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!”, shkroi ai në një postim në Facebook. “Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz …