
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu, sot, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me homologun e tij nga Kosova, Agron Llugaliu.
Në njoftimin e Doganës së Shqipërisë, thuhet se, takimi mes të dyve, ka shërbyer mundësi për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit dhe identifikimin e hapave konkretë për zgjerimin e tij, në funksion të një administrimi doganor më efikas dhe lehtësimit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
”Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua intensifikimit të bashkëpunimit operacional, përmes organizimit të patrullimeve të përbashkëta në kufirin e gjelbër, si një instrument për rritjen e koordinimit dhe efektivitetit të kontrolleve”, thuhet mes tjerash.
Njoftimi i plotë:
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Fation Shehu, zhvilloi sot, më 29 Nëntor, takimin e tij të parë zyrtar me homologun e tij nga Kosova, z. Agron Llugaliu, duke zgjedhur këtë datë si një moment të veçantë për të nisur një etapë të re bashkëpunimi mes dy administratave doganore.
Ky takim shërbeu si një mundësi për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit dhe identifikimin e hapave konkretë për zgjerimin e tij, në funksion të një administrimi doganor më efikas dhe lehtësimit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua intensifikimit të bashkëpunimit operacional, përmes organizimit të patrullimeve të përbashkëta në kufirin e gjelbër, si një instrument për rritjen e koordinimit dhe efektivitetit të kontrolleve.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte forcimi i shkëmbimit të informacionit dhe komunikimit online ndërmjet strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe menaxhimin e riskut, me synim evidentimin në kohë të problematikave dhe reagimin e koordinuar ndaj tyre.
Po ashtu, të dy drejtuesit vlerësuan rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e sistemeve informatike dhe logjistikës, duke synuar ndërveprim më të mirë mes administratave, modernizimin e proceseve dhe rritjen e kapaciteteve institucionale.
Në përfundim, palët riafirmuan vullnetin për të vijuar dialogun dhe bashkëpunimin e ngushtë, duke i kthyer çështjet e diskutuara në iniciativa konkrete në interes të të dy administratave doganore dhe operatorëve ekonomikë.
The post Takohen drejtorët e doganave të Kosovës dhe Shqipërisë, synohet forcimi i bashkëpunimit doganor appeared first on Gazeta Express.