​A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje konkrete nëse Kosova ende mund ta ruajë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, pavarësisht shqetësimeve të ngritura për përgatitjet dhe përmbushjen e obligimeve nga institucionet vendore.

KosovaPress-i i është drejtuar ICMG-së, duke kërkuar sqarime për situatën aktuale dhe duke pyetur nëse ekziston ende mundësia që Kosova t’i përmbushë kërkesat e nevojshme dhe ta organizojë me sukses këtë ngjarje sportive, apo nëse procesi ka arritur në një pikë ku tashmë është tepër vonë për të realizuar zotimet e marra.

Në përgjigjen e dërguar të enjten në mbrëmje, Sekretariati i ICMG-së ka orientuar që për informata të mëtejshme t’i drejtohet Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 (OCMG).

“Ju lutemi, drejtojuni OCMG-së Prishtina 2030 për informata të mëtejshme”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të ICMG-së për KosovaPress-in.

Kjo përgjigje vjen në një kohë kur e ardhmja e organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë është vënë në pikëpyetje, ndërsa për këtë çështje tashmë ka nisur edhe një përplasje e hapur ndërmjet institucioneve të vendit.

Vetëm një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se mungesa e unitetit të brendshëm po e rrezikon organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Ai tha se bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë shumë i mirë, por kritikoi raportet me Komunën e Prishtinës.

“Vazhdoj të jem optimist, por optimist i përmbajtur, sepse kush bën mirë nuk e ka të lehtë të shtyhet me dikë që bën të kundërtën. Në këtë aspekt, bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës ka qenë i mirë, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Komunën e Prishtinës, prandaj jemi në këtë situatë. Do ta bëjmë më të mirën e mundshme, por do ta bëjmë me çdo kusht pa korrupsion”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, iu kundërpërgjigj Kurtit përmes një postimi në Facebook, duke ia atribuuar Qeverisë përgjegjësinë për tri çështje që, sipas tij, kanë çuar në anulimin e takimit të paraparë me përfaqësuesit e ICMG-së në Athinë.

“Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin e “Lojërave Mesdhetare” Në komunikimin e fundit, “Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” thotë se takimi është anulu për këto arsye!

Pagesa s’është kry.

Emrat e delegacionit s’janë dërgu.

Nuk jeni përgjigjë në email-a.

Kush ka pasë me i bo këto?

Qeveria.

Qeveria.

Qeveria.

Qikaq e thjeshtë është!”, ka shkruar Rama.

Përplasja ndërmjet Kurtit dhe Ramës vjen pas një varg paralajmërimesh për gjendjen e përgatitjeve, përfshirë shqetësimet e mëhershme të ICMG-së për obligimet financiare dhe administrative të papërmbushura nga pala kosovare.

Në letrën e 15 tetorit, ICMG-ja kishte paralajmëruar për rreziqet serioze që po i kanoseshin përgatitjes dhe organizimit të Lojërave, duke përmendur, ndër të tjera, mungesën e garancisë bankare ose të sigurimit, pagesat e papërfunduara dhe mungesën e përgjigjeve ndaj komunikimeve të mëhershme.

Ndërkohë, më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv i ICMG-së pritet ta shqyrtojë situatën dhe propozimin për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të trajtojë të ardhmen e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 janë paraparë të mbahen nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030. Kosova e fitoi të drejtën e organizimit në shtator të vitit 2023, ndërsa organizimi i tyre parasheh përfshirjen e disa komunave të Kosovës dhe Durrësit në Shqipëri.

Përgjigjja e ICMG-së për KosovaPress-in nuk sqaron nëse organizimi mund të shpëtohet, duke e lënë të hapur çështjen se cili do të jetë qëndrimi i Komitetit Organizativ dhe çfarë hapash do të ndërmerren në javët e ardhshme.

The post ​A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
International printmaking biennale returns to Tirana Art Gallery

The second edition of the International Printmaking Biennale has opened at the Tirana Art Gallery, featuring around 190 artworks from 24 countries. The exhibition brings together international artists who present different techniques, styles and concepts of printmaking. Their works reflect diverse cultural identities, experiences and artistic perspectives. The biennale returns …

News
Erdogan njofton përforcimin e ushtrisë turke me aeroplanin Bayraktar Kızılelma

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se aeroplani i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar Kızılelma, i është shtuar inventarit të Forcave të Armatosura Turke, pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit. Erdogan e cilësoi këtë zhvillim si një ditë historike dhe rezultat të viteve të tëra …

News
Sot varrosen dy të rinjtë nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetën tragjikisht në Gjermani, do t’u jepet sot lamtumira e fundit. Ceremonitë mortore do të mbahen në fshatin Sapniq të Rahovecit, ku familjarët, të afërmit dhe qytetarët do të kenë mundësinë t’i përcjellin për në banesën e …