Kamerat kapin momentin kur kryeministrja japoneze nxjerr gjuhën gjatë samitit në Kinë

Një moment i pazakontë gjatë përshëndetjes mes kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, dhe homologut të saj malajzian, Anwar Ibrahim, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Kryeministrja japoneze u filmua duke nxjerrë gjuhën gjatë përshëndetjes.

Ngjarja ndodhi përpara Samitit të Liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), të mbajtur në Shenzhen të Kinës.

Gjatë takimit, Ibrahim përshëndeti homologen japoneze duke bashkuar pëllëmbët e duarve, një gjest tradicional respekti në disa vende aziatike.

Takaichi u përpoq t’ia kthente përshëndetjen, por për një moment i ngatërroi duart, duke i vendosur në mënyrë të kryqëzuar.

Pas këtij momenti, kryeministrja japoneze buzëqeshi, ktheu pak kokën dhe nxori shkurtimisht gjuhën, një reagim spontan që u kap nga kamerat.

Videoja u shpërnda në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ndryshme.

Disa përdorues e konsideruan gjestin e Takaichit si një reagim natyral dhe humoristik, ndërsa të tjerë e kritikuan si të papërshtatshëm për një takim diplomatik të nivelit të lartë. /Telegrafi

The post Kamerat kapin momentin kur kryeministrja japoneze nxjerr gjuhën gjatë samitit në Kinë appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Real Madridi nis bisedimet me Bellinghamin, gati t’i ofrojë 22 milionë euro në sezon

Real Madridi ka nisur bisedimet me Jude Bellinghamin për rinovimin e kontratës dhe është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit anglez një pagë prej 22 milionë eurosh në sezon, raporton mediumi spanjoll Okdiario. Bellingham dëshiron të vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”, ndërsa diskutimet e para mes palëve kanë qenë pozitive. Megjithatë, …

News
Nuk iu lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakup Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë 

Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment prekës ishte ai kur vëllai i tij, Daut Krasniqi, megjithëse e ka shtëpinë shumë pranë asaj të të vëllait në lagjen Velania, nuk është lejuar të hyjë brenda për ta takuar nga afër. Në pamundësi për …

News
Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për 190 mln dollarë

Një nga veprat më të rëndësishme të Vincent van Gogh u shit për 190.4 milionë dollarë (144.9 milionë paund) në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork të mërkurën, më 18 nëntor, duke vendosur një rekord të ri për piktorin holandez. Megjithatë, shitja nuk ishte vetëm me interes artistik dhe …