Real Madridi nis bisedimet me Bellinghamin, gati t’i ofrojë 22 milionë euro në sezon

Real Madridi ka nisur bisedimet me Jude Bellinghamin për rinovimin e kontratës dhe është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit anglez një pagë prej 22 milionë eurosh në sezon, raporton mediumi spanjoll Okdiario.

Bellingham dëshiron të vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”, ndërsa diskutimet e para mes palëve kanë qenë pozitive. Megjithatë, deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.

Sipas raportimit, anglezi kërkon garanci për ambiciet sportive të klubit dhe projektin që Real Madridi synon ta ndërtojë në vitet e ardhshme.

Oferta e propozuar prej 22 milionë eurosh në sezon do ta vendoste Bellinghamin në të njëjtin nivel page me Vinicius Juniorin, duke e bërë njërin prej futbollistëve më të paguar në skuadrën madrilene.

Bisedimet pritet të vazhdojnë në javët në vijim, me të dyja palët që kanë shprehur dëshirën për të gjetur një marrëveshje.

The post Real Madridi nis bisedimet me Bellinghamin, gati t’i ofrojë 22 milionë euro në sezon appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme,  pijet energjike shqetësim në rritje

Sjelljet lidhur me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, të formuara gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, kanë ndikim përgjatë gjithë jetës në shëndet, mirëqenie, rezultate të të nxënit dhe produktivitet. Në një raport të UNICEF-it thuhet se në nivel global, dietat jo të shëndetshme, pasiviteti fizik dhe disponueshmëria gjithnjë e më e madhe …

News
Nuk iu lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakup Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë 

Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment prekës ishte ai kur vëllai i tij, Daut Krasniqi, megjithëse e ka shtëpinë shumë pranë asaj të të vëllait në lagjen Velania, nuk është lejuar të hyjë brenda për ta takuar nga afër. Në pamundësi për …

News
Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për 190 mln dollarë

Një nga veprat më të rëndësishme të Vincent van Gogh u shit për 190.4 milionë dollarë (144.9 milionë paund) në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork të mërkurën, më 18 nëntor, duke vendosur një rekord të ri për piktorin holandez. Megjithatë, shitja nuk ishte vetëm me interes artistik dhe …