
Ministri i deleguar francez për Evropën, Benjamin Haddad, ka njoftuar përmes një postimi në platformën X se ka folur në telefon me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas vizitës së tij në Serbi.
Haddad ka bërë të ditur se gjatë bisedës me Kosin kanë diskutuar për zhvillimet në Serbi dhe rrugën e reformave të vendit.
“Pas kthimit nga Serbia, bisedova me komisioneren Marta Kos. Le ta mbështesim ekipin e ri në Beograd në rrugën e tij drejt reformave”, ka shkruar Haddad në postimin e tij.
De retour de Serbie, je me suis entretenu avec la commissaire @MartaKosEU . Accompagnons la nouvelle équipe à Belgrade dans son chemin de réformes. 🇫🇷🇪🇺🇷🇸 https://t.co/N6GLpxlzCZ
— Benjamin Haddad (@benjaminhaddad) November 19, 2026
The post Me t’u kthyer nga Beogradi, Ministri francez e telefonon Marta Kos’in për pushtetin e ri: T’i përkrahim appeared first on Gazeta Express.