KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit

KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë të problemeve dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike, pasi që në disa komuna të enjten në mbrëmje parti ndërprerje të rrymës për shkak të erërave të forta.

Belona Dallaveraj nga KEDS-i ka thënë se zonat më të prekura kanë qenë Prishtina, Gjakova, Dragashi, Prizreni, Suhareka, Kamenica, Gjilani, Kaçaniku, Lipjani, Shtime, Drenasi Obiliqi, Fushë-Kosova, Podujeva dhe Ferizajt.

“Brenda tri orëve të para pas qetësimit të motit, ekipet tona kanë arritur të normalizojnë furnizimin me energji elektrike për rreth 80% të konsumatorëve të prekur, ndërkohë që janë lokalizuar problemet me shtylla dhe përçues në pothuajse të gjitha pikat e rrjetit shpërndarës ku janë evidentuar dëmtime”, ka thënë ajo, duke shtuar se ekipet janë duke punuar ende në terren.

The post KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Real Madridi nis bisedimet me Bellinghamin, gati t’i ofrojë 22 milionë euro në sezon

Real Madridi ka nisur bisedimet me Jude Bellinghamin për rinovimin e kontratës dhe është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit anglez një pagë prej 22 milionë eurosh në sezon, raporton mediumi spanjoll Okdiario. Bellingham dëshiron të vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”, ndërsa diskutimet e para mes palëve kanë qenë pozitive. Megjithatë, …

News
A mund ta zhdukë një pilulë kancerin e pankreasit? Ilaçi që po quhet zbulimi më i madh në dekada

Një pilulë e re po quhet përparimi më i madh në trajtimin e kancerit të pankreasit në dekadat e fundit. Ajo i ka tkurrur tumoret te shumica e pacientëve, ndërsa te disa prej tyre kanceri nuk shihet më fare. Ilaçi quhet daraxonrasib dhe prodhohet nga kompania amerikane Revolution Medicines. Rezultatet …

News
Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme,  pijet energjike shqetësim në rritje

Sjelljet lidhur me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, të formuara gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, kanë ndikim përgjatë gjithë jetës në shëndet, mirëqenie, rezultate të të nxënit dhe produktivitet. Në një raport të UNICEF-it thuhet se në nivel global, dietat jo të shëndetshme, pasiviteti fizik dhe disponueshmëria gjithnjë e më e madhe …