Raketat dhe droni bien në Poloni – Tusk takim urgjent me ministrat, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thirrur një takim urgjent me ministrat, përfaqësuesit e Forcave të Armatosura dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, pas rënies së dy raketave dhe një droni me motor reaktiv në territorin e Polonisë.

Ngjarja u regjistrua këtë të premte, në një kohë kur Rusia po zhvillonte një prej sulmeve më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës. Autoritetet polake kanë konfirmuar se objektet kanë rënë në tri vendndodhje të ndryshme në lindje të vendit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në infrastrukturën kritike.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, bëri të ditur se një prej raketave ishte e tipit Kh-101 dhe kishte rënë pranë fshatit Nowy Lipowiec, në provincën e Lublinit. Raketa tjetër dhe droni u rrëzuan në dy zona të tjera.

“Po përballemi me një tjetër provokim nga Rusia. Sipas mendimit tim, data nuk është e rastësishme”, deklaroi Kosiniak-Kamysz për gazetarët, duke iu referuar edhe stërvitjeve ushtarake që po zhvilloheshin në rajon.

Ndërkohë, Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura polake njoftoi se, për shkak të sulmeve ruse ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore, avionë ushtarakë polakë po operonin në hapësirën ajrore të vendit. Gjithashtu, ishin aktivizuar sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë.

Sulmi rus ndaj Ukrainës gjatë natës përfshiu më shumë se 400 dronë sulmues dhe mbi 110 raketa, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi atë si një nga ofensivat më të mëdha që prej fillimit të luftës.

The post Raketat dhe droni bien në Poloni – Tusk takim urgjent me ministrat, drejtuesit e ushtrisë dhe inteligjencës appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Real Madridi nis bisedimet me Bellinghamin, gati t’i ofrojë 22 milionë euro në sezon

Real Madridi ka nisur bisedimet me Jude Bellinghamin për rinovimin e kontratës dhe është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit anglez një pagë prej 22 milionë eurosh në sezon, raporton mediumi spanjoll Okdiario. Bellingham dëshiron të vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”, ndërsa diskutimet e para mes palëve kanë qenë pozitive. Megjithatë, …

News
Nuk iu lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakup Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë 

Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment prekës ishte ai kur vëllai i tij, Daut Krasniqi, megjithëse e ka shtëpinë shumë pranë asaj të të vëllait në lagjen Velania, nuk është lejuar të hyjë brenda për ta takuar nga afër. Në pamundësi për …

News
Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për 190 mln dollarë

Një nga veprat më të rëndësishme të Vincent van Gogh u shit për 190.4 milionë dollarë (144.9 milionë paund) në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork të mërkurën, më 18 nëntor, duke vendosur një rekord të ri për piktorin holandez. Megjithatë, shitja nuk ishte vetëm me interes artistik dhe …