Bayerni mund ta rivalizojë Milanin për Tresoldin, pas lëndimit të Kane

Bayern Munich mund të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, pas lëndimit dhe operimit të fituesit të Topit të Artë, Harry Kane.

Në mesin e emrave që po shqyrtohen nga gjiganti gjerman është edhe sulmuesi Nicolo Tresoldi, i cili po kërkohet gjithashtu nga Milani.

Kane pritet të mungojë rreth tre muaj, pasi iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës të premten. Përveç tij, Bayerni po përballet edhe me lëndimet e Luis Diaz dhe Serge Gnabry, ndërsa Michael Olise ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Kjo situatë ka bërë që drejtuesit e klubit ta rishqyrtojnë mundësinë e përforcimeve gjatë janarit. Sipas Fabrizio Romanos, Bayerni tashmë duhet ta marrë seriozisht në konsideratë ndërhyrjen në tregun e transferimeve.

Sipas “Calciomercato.com”, bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi që mund të luajë edhe në krahë, në rast nevoje.

Njëri prej kandidatëve është Nicolo Tresoldi i Club Brugge, të cilin Bayerni e ka përcjellë gjatë javëve të fundit. Në listën e interesimeve janë edhe Eli Junior Kroupi i Bournemouthit, i cili mund të kushtojë rreth 80 milionë euro, si dhe Paris Brunner i Monacos, vlera e të cilit raportohet të jetë rreth 20 milionë euro.

Tresoldi është gjithashtu në radarët e Milanit, që po planifikon të investojë shumë për transferimin e një sulmuesi të ri në janar.

22-vjeçari po kalon një sezon të shkëlqyer, me 13 gola në 14 paraqitje në kampionatin belg dhe Ligën e Kampionëve. Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lirë, pasi çmimi i tij raportohet të jetë rreth 60 milionë euro./GazetaExpress/

The post Bayerni mund ta rivalizojë Milanin për Tresoldin, pas lëndimit të Kane appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Youth event celebrates Albanian language and its role in national identity

The “Foli Shqip” (“Speak Albanian”) event brought together 160 young people from Albania, Kosova, North Macedonia, Montenegro and the Presheva Valley. They gathered to promote the Albanian language and pass it on to future generations. The National Youth Agency organised the event ahead of Albanian Alphabet Day. Deputy Assembly Speaker …

News
Albania’s Lara Colturi wins Alpine Ski World Cup slalom in Austria

Albanian skier Lara Colturi won the slalom in Gurgl, Austria, claiming her first Alpine Ski World Cup victory at the age of 20. The win follows nine previous podium finishes in the competition. Colturi completed the course in 51.94 seconds, finishing ahead of Sweden’s Sara Hector and Anna Larsson. Her …

News
Kraki ndan fjalën e tij në Asamblenë e frankofonisë në Bruksel: A duhet Kosova të ketë trajtim të njëjtë në zgjerim

Deputeti nga radhët e VV’së, Nezir Kraki, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë fjalimin e tij të mbajtur në Bruksel, në kuadër të sesionit të Asamblesë parlamentare të frankofonisë. Kraki, bën të ditur se, ai i ka shtruar dy pyetje në këtë mbledhje që kanë të bëjnë me trajtimin …