
Deputeti nga radhët e VV’së, Nezir Kraki, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë fjalimin e tij të mbajtur në Bruksel, në kuadër të sesionit të Asamblesë parlamentare të frankofonisë.
Kraki, bën të ditur se, ai i ka shtruar dy pyetje në këtë mbledhje që kanë të bëjnë me trajtimin nga ana e Evropës lidhur me procesin e integrimit, dhe, njohjen e Kosovës, ku, deputeti u ka ‘’ t’i bërë thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë që ta bëjnë këtë sepse vetëm ashtu do dëshmohej respekt ndaj vlerave mbi të cilat u ndërtua vet Bashkimi Evropian’’.
Postimi i Krakit:
Fjala ime në Bruksel ne kuader te sesionit te Asamblese parlamentare te frankofonisë.
Nëse Evropa do vlera dhe siguri, atëherë Kosova e ka vendin aty.
Në sesionin e 38-të të Asamblesë Rajonale të Frankofonisë (APF) që u mbajt në Bruksel, si kryesues i delegacionit të Kosovës, i ngrita dy çështje brenda temes « Evropa përmes vlerave, gjuhëve dhe kulturave » ku i pranishem ishte Elio Di Ruppo, ish Kryeminister i Belgjikes aktualisht eurodeputet.
Në fjalën time pyeta pse Evropa nuk po na trajton me një standard në procesin e integrimit dhe kërkova që edhe Kosovës t’i aplikohen kriteret gjeopolitike të kontekstit evropian të sigurisë derisa kercënimet i kemi të njejta me vende si Ukraina apo Moldavia.
Çështja e dyte ishte njohja e Kosovës dhe përfitova nga prania e mbi 30 delegacioneve për t’i bërë thirrje shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë që ta bëjnë këtë sepse vetëm ashtu do dëshmohej respekt ndaj vlerave mbi të cilat u ndërtua vet Bashkimi Evropian.
***
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë (APF) është formuar ne vitin 1967 dhe sot numëron 100 delegacione nga parlamente kombetare e rajonale.
Kosova eshte anetare e asociuar ne APF nga viti 2022.
The post Kraki ndan fjalën e tij në Asamblenë e frankofonisë në Bruksel: A duhet Kosova të ketë trajtim të njëjtë në zgjerim appeared first on Gazeta Express.