Jose Mourinho merr vendim të prerë për largimet nga Real Madridi në janar

Jose Mourinho nuk dëshiron që Real Madridi të humbasë asnjë futbollist gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Endrick, Brahim Diaz, Trent Alexander-Arnold dhe Thiago Pitarch pritet të mbeten në “Santiago Bernabeu”.

Sipas “Defensa Central”, trajneri portugez është i vendosur ta ruajë balancën aktuale të skuadrës dhe nuk dëshiron të bëjë ndryshime në mes të sezonit, pavarësisht se disa futbollistë po hasin vështirësi për të siguruar minuta të rregullta në fushë.

Madje, raportimi sugjeron se Mourinho tashmë ia ka bërë të qartë qëndrimin e tij edhe presidentit Florentino Perez.

Pas krijimit të një atmosfere pozitive dhe arritjes së tetë fitoreve radhazi që nga ardhja e tij, trajneri beson se prishja e harmonisë në dhomën e zhveshjes do të ishte e panevojshme, pikërisht në kohën kur skuadra ka filluar të japë rezultate të vazhdueshme.

Mourinho dëshiron të ruajë konkurrencën brenda ekipit, në vend që t’u lejojë lojtarëve të pakënaqur të largohen në kërkim të më shumë minutave.

Ai beson se grupi aktual ka mjaftueshëm cilësi dhe alternativa për të garuar në të gjitha kompeticionet, sidomos duke pasur parasysh pjesën e dytë të sezonit, e cila pritet të jetë mjaft e ngarkuar.

Për këtë arsye, disa futbollistë, veçanërisht emrat e lartpërmendur, kanë pasur pak hapësirë për të luajtur, por Mourinho pret që ata të dëshmojnë vlerat e tyre përmes paraqitjeve në stërvitje.

Qasja e trajnerit është e qartë: ta mbajë skuadrën fizikisht të përgatitur dhe mentalisht të motivuar.

Me lëndimet, suspendimet dhe kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve që pritet të shtohen në pjesën e dytë të sezonit, Mourinho e konsideron më të vlefshme pasjen e alternativave të besueshme sesa zvogëlimin e numrit të lojtarëve në dispozicion.

Vëmendje të veçantë ka marrë situata e Endrickut, i cili këtë sezon ka pasur pak minuta në dispozicion dhe është lidhur me një kalim të mundshëm te Milani.

Sulmuesi brazilian ka nevojë për më shumë minuta për të vazhduar zhvillimin e tij, por Mourinho ka insistuar publikisht se Real Madridi ka nevojë për të në pjesën e mbetur të sezonit.

Edhe Brahim Diaz është përballur me konkurrencë të madhe për një vend në repartin ofensiv, megjithëse situata e tij kontraktuale është ndryshe pas rinovimit të marrëveshjes.

Megjithatë, Mourinho nuk dëshiron ta humbasë as futbollistin maroken, shkathtësia e të cilit për të luajtur në disa pozita të repartit ofensiv konsiderohet një alternativë e rëndësishme për skuadrën.

Në planet e trajnerit vazhdojnë të jenë edhe Trent Alexander-Arnold dhe Thiago Pitarch, pavarësisht roleve të tyre dytësore në ekip./GazetaExpress/

The post Jose Mourinho merr vendim të prerë për largimet nga Real Madridi në janar appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Youth event celebrates Albanian language and its role in national identity

The “Foli Shqip” (“Speak Albanian”) event brought together 160 young people from Albania, Kosova, North Macedonia, Montenegro and the Presheva Valley. They gathered to promote the Albanian language and pass it on to future generations. The National Youth Agency organised the event ahead of Albanian Alphabet Day. Deputy Assembly Speaker …

News
Albania’s Lara Colturi wins Alpine Ski World Cup slalom in Austria

Albanian skier Lara Colturi won the slalom in Gurgl, Austria, claiming her first Alpine Ski World Cup victory at the age of 20. The win follows nine previous podium finishes in the competition. Colturi completed the course in 51.94 seconds, finishing ahead of Sweden’s Sara Hector and Anna Larsson. Her …

News
Kraki ndan fjalën e tij në Asamblenë e frankofonisë në Bruksel: A duhet Kosova të ketë trajtim të njëjtë në zgjerim

Deputeti nga radhët e VV’së, Nezir Kraki, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë fjalimin e tij të mbajtur në Bruksel, në kuadër të sesionit të Asamblesë parlamentare të frankofonisë. Kraki, bën të ditur se, ai i ka shtruar dy pyetje në këtë mbledhje që kanë të bëjnë me trajtimin …