Sveçla shkruan për vizitën në Izmir, Turqisë i referohet si Republika e Türkiyes në njoftimin në Facebook

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një vizitë në Izmir, me ftesë Cemil Tugay, vizitë e cila është zhvilluar në aktivitetet në kuadër të ‘’Ditëve të Kosovës në Izmir’’.

Sveçla, gjatë fjalës së tij, ka theksuar rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke shtuar se Turqia ‘’mbetet një partner dhe aleat i rëndësishëm’’ i Kosovës.

‘’Republika e Türkiyes mbetet një partner dhe aleat i rëndësishëm i Republikës së Kosovës. Ky partneritet po merr gjithnjë e më shumë përmasa konkrete përmes projekteve në fusha strategjike, përfshirë industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë. Një nga dëshmitë më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi është projekti për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve vendore, fuqizimin industrial dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike’’, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, për dy ditë u zhvilluan aktivitetet në kuadër të “Ditëve të Kosovës në Izmir”.

Në fjalën time në ceremoninë e hapjes, theksova rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Türkiyes, duke i shndërruar lidhjet tona të fuqishme historike, kulturore dhe miqësore në bashkëpunim konkret institucional dhe ekonomik.

Republika e Türkiyes mbetet një partner dhe aleat i rëndësishëm i Republikës së Kosovës. Ky partneritet po merr gjithnjë e më shumë përmasa konkrete përmes projekteve në fusha strategjike, përfshirë industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë. Një nga dëshmitë më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi është projekti për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve vendore, fuqizimin industrial dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Një lidhje e veçantë ndërmjet Kosovës dhe Izmirit janë edhe bashkëkombësit tanë, të cilët në periudha të hershme kanë emigruar dhe janë vendosur në këtë qytet. Pavarësisht kohës dhe largësisë, ata vazhdojnë të ruajnë lidhjen me atdheun, dashurinë për Kosovën dhe përkatësinë e tyre kulturore e kombëtare. Kjo trashëgimi e gjallë njerëzore përbën një urë të çmuar miqësie ndërmjet dy vendeve dhe brezave.

Izmiri dhe komuniteti i tij i biznesit paraqesin potencial të rëndësishëm për zgjerimin e investimeve, krijimin e partneriteteve dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, komunave, odave ekonomike dhe bizneseve është thelbësor për t’u dhënë një dimension të ri marrëdhënieve tona dhe për të realizuar projekte me interes të përbashkët.

Falënderoj Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, për ftesën dhe mikpritjen, si dhe të gjithë organizatorët për kontributin e tyre në forcimin e mëtejmë të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Izmirit.

Pse Turqia tani quhet Türkiye sipas Enciklopedisë britanike

Si Turqia, ashtu edhe Türkiye janë forma të pranueshme të emërtimit të shtetit, kryeqyteti i të cilit është Ankaraja.

Historikisht, ky shtet është njohur në gjuhën angleze me emrin Turkey, por në fillim të viteve 2020, qeveria turke filloi të inkurajojë përdorimin ndërkombëtar të emërtimit Türkiye, që është emri i shtetit në gjuhën turke, me qëllim të ribrandimit të vendit dhe të distancimit të tij nga emërtimi i shpendit me të njëjtin emër (turkey – gjeldeti).

Në vitin 2022, Kombet e Bashkuara e pranuan emërtimin Türkiye si emërtimin e preferuar për këtë shtet, pas kërkesës së ministrit të Jashtëm të Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, përmes një letre zyrtare.

Një vit më vonë, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit e miratoi këtë emërtim.

Që atëherë, një numër organizatash dhe mediash në gjuhën angleze kanë bërë të njëjtin ndryshim. Megjithatë, të tjerat vazhdojnë të përdorin emërtimin Turkey, për shkak të njohjes dhe përdorimit më të gjerë të tij në botën anglishtfolëse.

The post Sveçla shkruan për vizitën në Izmir, Turqisë i referohet si Republika e Türkiyes në njoftimin në Facebook appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Shtator 2026. Nga ASK bëhet e ditur se, ka pasur më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026. Në publikim shtohet edhe se, në muajin …

News
Maleni e barazon rekordin e Romës me 26 gola në vitin 2026, duke tejkaluar Kane dhe Mbappe

Donyell Malen ka barazuar një rekord 66-vjeçar të Romës, pasi katër golat e tij në fitoren 5-1 ndaj Parmës e çuan në kuotën e 26 golave në Serie A gjatë vitit 2026. Sipas “Opta”, i vetmi lojtar tjetër i “Giallorossëve” që ka shënuar më shumë se 25 gola në kampionat …

News
Scott McTominay e shpëton Napolin, ia jep tri pikë ndaj Torinos

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Torinos, në kuadër të Serie A, duke i dhënë fund rrezikut për të barazuar tri ndeshje radhazi në shtëpi. Pas një pjese të parë me raste të shumta, por pa gola, Scott McTominay vendosi ndeshjen në minutën e 73-të. Mesfushori skocez realizoi …