Maleni e barazon rekordin e Romës me 26 gola në vitin 2026, duke tejkaluar Kane dhe Mbappe

Donyell Malen ka barazuar një rekord 66-vjeçar të Romës, pasi katër golat e tij në fitoren 5-1 ndaj Parmës e çuan në kuotën e 26 golave në Serie A gjatë vitit 2026.

Sipas “Opta”, i vetmi lojtar tjetër i “Giallorossëve” që ka shënuar më shumë se 25 gola në kampionat brenda një viti kalendarik është Pedro Manfredini, i cili gjithashtu kishte realizuar 26 gola në vitin 1960.

Meqenëse kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fund të vitit, Malenit i duhet vetëm edhe një gol për t’u bërë lojtari i parë i Romës që arrin në kuotën e 27 golave.

Shifra e golave të Malenit e vendos atë edhe përpara disa prej sulmuesve më të mirë të Evropës këtë vit.

“TuttoMercatoWeb” vë në dukje se Harry Kane i Bayern Munichut, fituesi aktual i Topit të Artë, dhe Raphinha i Barcelonës kanë shënuar nga 21 gola në kampionatet përkatëse gjatë vitit 2026.

Kylian Mbappe i Real Madridit ka realizuar 19 gola në La Liga. Ky krahasim përfshin vetëm golat në kampionat, prandaj nuk llogariten ndeshjet e kupave dhe ato me kombëtaret.

Holandezi shënoi 14 nga 26 golat e tij në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, pasi iu bashkua Romës nga Aston Villa.

Këtë sezon ka realizuar 12 gola në 11 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Serie A, me tri gola më shumë se Gustavo Varela i Monzas.

Malen do t’i mbushë 28 vjet në janar dhe ka gjetur vazhdimësinë si sulmues qendre, të cilën nuk arriti ta kishte plotësisht në Angli.

Roma tashmë është duke punuar për t’i ofruar një kontratë të re, ndonëse marrëveshja e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2030./GazetaExpress

The post Maleni e barazon rekordin e Romës me 26 gola në vitin 2026, duke tejkaluar Kane dhe Mbappe appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Shtator 2026. Nga ASK bëhet e ditur se, ka pasur më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026. Në publikim shtohet edhe se, në muajin …

News
Scott McTominay e shpëton Napolin, ia jep tri pikë ndaj Torinos

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Torinos, në kuadër të Serie A, duke i dhënë fund rrezikut për të barazuar tri ndeshje radhazi në shtëpi. Pas një pjese të parë me raste të shumta, por pa gola, Scott McTominay vendosi ndeshjen në minutën e 73-të. Mesfushori skocez realizoi …

News
Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se, sipas të dhënave të muajit tetor 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus mbështetjen e të moshuarve, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet …