Carlos Espi hero i Realit, ia dhuron tri pikë të arta Jose Mourinhos

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe – me rikthim – në ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Në ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga, Real Madridi fitoi 2-1 ndaj Celta Vigos.

Në “Santiago Bernabeu”, epërsinë të parët e morën mysafirët, të cilët shënuan përmes Pablo Duran, qysh në minutën e gjashtë.

Që nga pësimi i golit, Reali e nisi presionin ndaj kundërshtarit, i cili kulmoi me një penallti të fituar, dhe një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin.

Mirëpo, nga pika e bardhë e penalltisë dështoi Kylian Mbappe, kur në minutën e 38-të e çoi topin mbi portën e Andrei Radus.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Celta Vigos, derisa në të dytën Reali veçse e shtoi presionin edhe më shumë.

Pas një kundërsulmi në stilin e tyre, Vinicius dhe Kylian Mbappe u përfshinë në aksionin e golit, i cili u shënua nga Jude Bellingham, me një goditje të bukur.

Ndonëse minuta po ecnin, Realit po i shtohej presioni për të gjetur golin e fitores, Celta Vigo vazhdonte të mbrohej.

Mirëpo, Celta Vigo s’u mbajt deri në fund.

Kjo pasi Carlos Espi, i inkuadruar në minutën e 79-të, e gjeti golin e fitores për Realin ën minutën e 85-të. Goditja e tij me kokë fillimisht u prit nga Radu, para se spanjolli i ri të shënontë për 2-1 me këmbë.

Me këto tri pikë të fituara, Reali shkon në kuotën e 33 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona, po që ka një ndeshje më pak – ndaj Villarrealit, që e luan nesër nga ora 14:00.

Ndërkohë, Celta Vigo është e 13-ta me 13 pikë të tubuara./GazetaExpress/

The post Carlos Espi hero i Realit, ia dhuron tri pikë të arta Jose Mourinhos appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Shtator 2026. Nga ASK bëhet e ditur se, ka pasur më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026. Në publikim shtohet edhe se, në muajin …

News
Maleni e barazon rekordin e Romës me 26 gola në vitin 2026, duke tejkaluar Kane dhe Mbappe

Donyell Malen ka barazuar një rekord 66-vjeçar të Romës, pasi katër golat e tij në fitoren 5-1 ndaj Parmës e çuan në kuotën e 26 golave në Serie A gjatë vitit 2026. Sipas “Opta”, i vetmi lojtar tjetër i “Giallorossëve” që ka shënuar më shumë se 25 gola në kampionat …

News
Scott McTominay e shpëton Napolin, ia jep tri pikë ndaj Torinos

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Torinos, në kuadër të Serie A, duke i dhënë fund rrezikut për të barazuar tri ndeshje radhazi në shtëpi. Pas një pjese të parë me raste të shumta, por pa gola, Scott McTominay vendosi ndeshjen në minutën e 73-të. Mesfushori skocez realizoi …