Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026.

Nga ASK, thuhet se, sipas të dhënave të muajit tetor 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus mbështetjen e të moshuarve, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.

Tutje shtohet se skemat e tjera përfshijnë pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, programi për mbështetje financiare për shtesat për fëmijë,  si dhe skema të tjera specifike sociale.

Nga të dhënat e publikuar shihet se numri më i madh i përfituesve në këtë skemë janë pensionet bazike të moshës, ku janë 174,399 përfitues.

Ndërsa numri më i vogël i përfituesve janë te skema e mbështetjes financiare për lehonat e papunësuara me 7,053 përfituese.

Pjesë e kësaj liste janë edhe veteranët ku shihet se janë 39,777 përfitues.

Të dhënat e publikuara nga ASK:

The post Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës appeared first on Gazeta Express.

Original post Here

News
Maleni e barazon rekordin e Romës me 26 gola në vitin 2026, duke tejkaluar Kane dhe Mbappe

Donyell Malen ka barazuar një rekord 66-vjeçar të Romës, pasi katër golat e tij në fitoren 5-1 ndaj Parmës e çuan në kuotën e 26 golave në Serie A gjatë vitit 2026. Sipas “Opta”, i vetmi lojtar tjetër i “Giallorossëve” që ka shënuar më shumë se 25 gola në kampionat …

News
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Shtator 2026. Nga ASK bëhet e ditur se, ka pasur më shumë lindje në muajin Shtator 2026 se sa në Gusht 2026. Në publikim shtohet edhe se, në muajin …

News
Scott McTominay e shpëton Napolin, ia jep tri pikë ndaj Torinos

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Torinos, në kuadër të Serie A, duke i dhënë fund rrezikut për të barazuar tri ndeshje radhazi në shtëpi. Pas një pjese të parë me raste të shumta, por pa gola, Scott McTominay vendosi ndeshjen në minutën e 73-të. Mesfushori skocez realizoi …