
Kur kishin kaluar shtatë minutat e parë në “Camp Nou”, Barcelona e gjeti veten në disavantazh prej dy golash.
Tajon Buchanan shënoi i pari në këtë sfidë, në minutën e pestë, derisa pas dy minutash shënoi edhe Tanitoluëa Oluëaseyi.
Barcelona kishte mundësinë që të zbuste epërsinë e mysafirëve në minutën e 23-të, mirëpo Lamine Yamal dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, derisa Barcelona e frikshme doli në pah në pjesën e dytë.
Për katër minuta, Barcelona shënoi dy herë, dhe barazoi rezultatin në 2-2.
Gerard Martin e nisi i pari, në minutën e 57-të, derisa pas tij shënoi edhe Fermin Lopez, në minutën e 61-të.
Kur u bën 10 minuta nga goli i Martinit, Barcelona e kompletoi rikthimin e madh, me autogolin e Pau Navarros.
Deri në fund më gola nuk pati, pos kur Navarro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, në minutat shtesë.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 36 pikëve, me tri pikë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë, teksa blaugranasit e kryesojnë tabelën.
Villarreali ndërkohë i ka 15 pikë, në vendin e nëntë./GazetaExpress/
The post “Remuntada” nga Barcelona, rikthehet fuqishëm për të marrë tri pikë ndaj Villarrealit appeared first on Gazeta Express.